Kanë përfunduar fjalimet para Kryeministrisë, ndërsa protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Protestuesit janë nisur në drejtim të Bllokut të Sigurisë, ku mbahen 25 persona të ndaluar nga policia pas protestës së zhvilluar para Kuvendit.
Kjo është dita e 110 e protestës, ndërsa kërkesa e protesuesve mbetet dorëheqja e Edi Ramës dhe kastës së vjetër politike.
Organizatorët kanë paralajmëruar gjithashtu vijimin dhe përshkallëzimin e protestave në ditët në vijim.













