• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Sport

Policia hyn me forcë në shtëpinë e futbollistit dhe e dërgojnë në psikiatri

by Bota Bota
September 17, 2026
in Sport
Policia hyn me forcë në shtëpinë e futbollistit dhe e dërgojnë në psikiatri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një episod i pazakontë ka vënë në qendër të vëmendjes futbollistin rumun Octavian Popescu, dikur një nga emrat më premtues të futbollit vendas.

23-vjeçari i FCSB-së u përfshi në një ngjarje në fund të gushtit, pasi për disa ditë nuk kishte komunikuar me familjarët dhe persona të klubit. Situata alarmoi të afërmit, të cilët kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve.

Policia dhe zjarrfikësit mbërritën në apartamentin e lojtarit në Bukuresht. Meqë dera nuk u hap, ata hynë me forcë në banesë, ku Popescu u gjet së bashku me një person tjetër.

Sipas raportimeve të mediave rumune, në apartament u gjetën edhe tullumbace, ndërsa është ngritur dyshimi se mund të ishte përdorur oksid azoti, i njohur ndryshe si “gazi i të qeshurit”. Ky detaj nuk është konfirmuar zyrtarisht nga klubi.

Pas ndërhyrjes, futbollisti iu nënshtrua kontrolleve mjekësore dhe më pas u dërgua në spitalin psikiatrik “Alexandru Obregia” për vlerësim.

FCSB nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për versionin e raportuar nga mediat. Drejtori sportiv i klubit, Mihai Stoica, i ka cilësuar këto raportime si thashetheme dhe ka deklaruar se bëhet fjalë për një çështje personale.

Ndërkohë, pronari i klubit, Gigi Becali, ka konfirmuar se Popescu ishte shoqëruar me persona që drejtuesit i konsideronin si ndikim negativ. Sipas tij, kjo situatë ndikoi edhe në vendimin për ta larguar përkohësisht futbollistin nga skuadra.

Pak më vonë, Popescu u transferua në formë huazimi te klubi grek Levadiakos, pa opsion blerjeje. Pavarësisht huazimit, FCSB vendosi të vazhdonte bashkëpunimin me lojtarin dhe i zgjati kontratën.

Disa media rumune kanë hedhur gjithashtu dyshime se incidenti mund të mos ketë qenë i vetmi, por kjo pjesë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Popescu, i cili më herët shihej si një prej talenteve të mëdha të futbollit rumun, tashmë ndodhet përballë një periudhe delikate në karrierë. Huazimi në Greqi pritet të jetë një mundësi për të rifilluar dhe për ta rikthyer fokusin te futbolli.

Tags: furbollisti rumun
Previous Post

“Të plasi trapi…”/ Email-et e Ballukut nxjerrin në dritë prapaskenat e vilës në Green Coast

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Policia hyn me forcë në shtëpinë e futbollistit dhe e dërgojnë në psikiatri

Policia hyn me forcë në shtëpinë e futbollistit dhe e dërgojnë në psikiatri

September 17, 2026
“Të plasi trapi…”/ Email-et e Ballukut nxjerrin në dritë prapaskenat e vilës në Green Coast

“Të plasi trapi…”/ Email-et e Ballukut nxjerrin në dritë prapaskenat e vilës në Green Coast

September 17, 2026
Një video e dërguar gabimisht në grupin e shoqeve zbuloi abuzimin e 12-vjeçares në Tiranë

Një video e dërguar gabimisht në grupin e shoqeve zbuloi abuzimin e 12-vjeçares në Tiranë

September 17, 2026
“Populli pa bukë, Belinda me vila”, pankartat e protestës së 110-të

“Populli pa bukë, Belinda me vila”, pankartat e protestës së 110-të

September 17, 2026
110 ditë në rrugë, protestuesit nuk tërhiqen: “Rama, dorëhiqu

110 ditë në rrugë, protestuesit nuk tërhiqen: “Rama, dorëhiqu

September 17, 2026
SPAK heton pagat e magjistratëve, nis procedimi për çështjen

SPAK heton pagat e magjistratëve, nis procedimi për çështjen

September 17, 2026

3 ministre dhe premtimi i pambajtur për PET Scan-in

September 17, 2026
Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

September 17, 2026
Ministrat e Ramës me “sëmundje” të pashërueshme

Ministrat e Ramës me “sëmundje” të pashërueshme

September 17, 2026
Po fshihet në Shqipëri? Arratisja e Alket Rizait, policia greke në ndjekje të gjurmëve të tij

Po fshihet në Shqipëri? Arratisja e Alket Rizait, policia greke në ndjekje të gjurmëve të tij

September 17, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandali/ Policia rrugore shoqëron kamionët e Alesios në orarin e ndalimit të qarkullimit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL