• Kontakt
Thursday, September 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shporta bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, qytetarët: Marrim më të lirat, mishin e kemi rrallë

20:57 : 17/09/2026
në AKTUALITET, SOCIALE

Çmimet e larta të produkteve të shportës po ulin konsumin e qytetarëve. Edhe pse janë ushqime të domosdoshme, qytetarët thonë se po blejnë më pak, madje po shmangin blerjet e frutave ose perimeve që kushtojnë shumë.

“Janë shumë të shtrenjta. Nuk përballohen. Papunësi e madhe, edhe me zor të madh. Sa të vështirë e ka pensionisti apo mosha e tretë t’i përballojë të gjitha? Shumë. Shumë e vështirë është. Nuk përballohen. Me ilaçe, me të gjitha… A keni ndihmën e fëmijëve? Unë gocën e kam pa punë. Ka mbaruar shkollën e lartë, në arsim, është pa punë. Çuni ishte në punë, po atij s’i del për vete me ato rroga të ulëta”, thotë një pensionite.

Kostoja e jetesës, sipas qytetarëve, rëndon më së shumti mbi pensionistët. Shumë prej tyre thonë se një pjesë e konsiderueshme e pensionit shkon vetëm për ilaçe, duke lënë gjithnjë e më pak hapësirë për ushqimet bazë.

“Më vështirë s’ka ku të shkojë. Pse ndodh kjo? Kush janë më të shtrenjtat? Të gjitha! Gjithë shporta komplet e shtrenjtë është. Këtej ilaçet, të gjitha. A mundet një pensionist t’i përballojë çdo gjë me pensionin që ka? Po mos të na ndihmojnë kalamajtë, kemi mbaruar. Jemi shkatërruar. Vetëm ilaçet, 36 mijë lekë janë”, shprehet një tjetër.

Rritja e çmimeve nuk kufizohet vetëm te produktet e shportës. Edhe buka, një nga produktet më bazë të tryezës, sipas qytetarëve, është bërë më e shtrenjtë, duke e rënduar edhe më tej buxhetin familjar.

Lexo edhe:

Nafta drejt 230 lekë për litër, qeveria rri duarkryq

Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta ?! TVSH e ushqimeve, ndër më të lartat në Europë

Përveç çmimeve, qytetarët ngrenë shqetësime edhe për cilësinë e ushqimeve, duke përmendur rastet e produkteve të refuzuara jashtë vendit për shkak të pesticideve. Sipas tyre, kufizimi i konsumit nuk lidhet vetëm me pamundësinë ekonomike, por edhe me pasigurinë për atë që përfundon në tryezë.

“Me këto të ardhura jo, me këto pensione. Çfarë t’i përballosh? Do kapësh më të thjeshtat. E këto ndikojnë keq te kequshqyerja, te shumë gjëra, siç po bëjnë tani me helmet, pesticidet. Mishi është shumë i rrallë, nuk e kapin dot. Tani venë ata sa për të nxjerrë merakun, marrin një qofte, se kushedi çfarë përbërje ka”, thotë një qytetar.

Mes çmimeve që vijojnë të rriten dhe pensioneve që, sipas qytetarëve, nuk mbulojnë më nevojat bazë, shporta e konsumit po tkurret dita-ditës. Për shumë familje, zgjedhja mes ushqimit dhe ilaçeve është kthyer në një realitet të përditshëm./Euronews

Etiketa: cmimepensionistashportashporta e konsumit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nafta drejt 230 lekë për litër, qeveria rri duarkryq

16:31 : 14/09/2026
AKTUALITET

Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta ?! TVSH e ushqimeve, ndër më të lartat në Europë

08:09 : 13/09/2026
BOTA

Çmimi i lartë i karburanteve, qeveria italiane zgjat afatin për uljen e akcizës së naftës

18:18 : 10/09/2026
AKTUALITET

Peshku shtrenjtohet me 9.8%, perimet me 8%, si ndryshuan çmimet e ushqimeve në gusht

19:34 : 08/09/2026
AKTUALITET

Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë

18:19 : 06/09/2026
RAJONI

Greqia ndërhyn te çmimet, mbi 1,600 produkte me ulje në supermarkete

11:31 : 31/08/2026

TË GJITHA

Shporta bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, qytetarët: Marrim më të lirat, mishin e kemi rrallë

20:57 : 17/09/2026

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

20:47 : 17/09/2026

Policia hyn me forcë në shtëpinë e futbollistit në Rumani dhe e dërgojnë në psikiatri

20:36 : 17/09/2026

Bardhi: Kompania që u kap me 41 kg kokainë, përfitoi nga Qeveria 1 mln € nga fondet e IPARD

20:26 : 17/09/2026

Çoi padashje një video në grupin e shoqeve, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë

20:11 : 17/09/2026

Moti i ftohtë mund të paralajmërojë rritjen e rasteve të arrestit kardiak

20:03 : 17/09/2026

Goditet grupi i drogës në Spanjë/ 15 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

19:59 : 17/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com