Emisioni “Stop” solli në vëmendje këtë të enjte, më 17 shtator, rastin e brucelozës në Cërrik, në stallën e familjes Kamami, situatë, që ngre pikëpyetje mbi mënyrën, se si u ndoqën procedurat nga Drejtoria e Bujqësisë Elbasan.
Në prill 2026, nga 10 krerë bagëti, 5 rezultuan pozitive me brucelozë, sipas analizave të institucioneve shtetërore.
Pronari Dilaver Kamami pretendon, se analizat e kryera në një laborator privat rezultuan negative dhe kërkoi rikampionim. Megjithatë, kafshët u morën dhe u asgjësuan pranë lumit Devoll, ndërsa familja u dëmshpërblye me 12.1 milionë lekë.
Tre muaj më vonë, autoritetet rikampionuan stallën. Nga analizat e reja, fillimisht 2 krerë, e më pas 4 krerë, rezultuan pozitive, sipas Drejtorisë së Bujqësisë. Edhe këtë herë, familja pretendon, se analizat private kanë dalë negative dhe kërkon të përcaktohet përfundimisht e vërteta.
Gjatë verifikimit në terren, drejtuesi i Drejtorisë së Bujqësisë Elbasan pranon, se në rastin e parë, nuk është ndjekur procedura e rregullt, si për protokollin e sëmundjes, ashtu edhe për mënyrën e asgjësimit të kafshëve pranë lumit Devoll.
—-
Qytetari:
-Këto janë me brucelozë, ja ku janë këtu të këtyre…
-Kurse, ja, ku janë të miat, i kam bërë 3 herë testin, ja ku janë, s’kanë gjë! Ky është rezultati i brucelozës!
/Emisioni STOP














