Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ibrahimaj: Po finalizojmë detajet e reformës së re të pensioneve, marrim eksperienca nga Europa

    Prej 4 ditësh në arrati, policia greke dyshon se Alket Rizai ka kaluar në Shqipëri

    Misteri i vdekjes së krijuesit të OnlyFans, 22-vjeçari gjendet pa jetë në një pishinë në Qipro

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ibrahimaj: Po finalizojmë detajet e reformës së re të pensioneve, marrim eksperienca nga Europa
    Ekonomi

    Ibrahimaj: Po finalizojmë detajet e reformës së re të pensioneve, marrim eksperienca nga Europa

    September 17, 2026

    Shqipëria është bërë pjesë e diskutimeve ndërkombëtare mbi të ardhmen e sistemeve të pensioneve, teksa në Tiranë u zhvillua për dy ditë me radhë Seminari Teknik i Rrjetit Evropian të Shoqatës Ndërkombëtare të Sigurimeve Shoqërore (ISSA European Network – IEN).

    Seminari, me temë “Strengthening services in pension schemes – Meeting the needs of older persons”, mblodhi në kryeqytet përfaqësues dhe ekspertë të institucioneve të sigurimeve shoqërore nga Holanda, Gjermania, Suedia, Sllovakia, Greqia, Polonia, Çekia, Turqia dhe vende të tjera evropiane.

    Në aktivitet morën pjesë sekretari i përgjithshëm i ISSA-s, Marcelo Abi-Ramia Caetano, presidenti i Rrjetit Evropian të ISSA-s, Yunus Elitaş, si dhe drejtues dhe ekspertë të fushës së sigurimeve shoqërore.

    Në fjalën përshëndetëse, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, falënderoi ISSA-n për zgjedhjen e Tiranës si vendi pritës të seminarit, ndërsa theksoi rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave ndërkombëtare për Shqipërinë, veçanërisht në një periudhë kur po punohet për reformën e re të pensioneve.

    Ibrahimaj u shpreh se diskutimet dhe përvojat e ndara gjatë seminarit janë të rëndësishme për procesin që po zhvillon qeveria shqiptare, pasi vendi ndodhet në fazën e finalizimit të detajeve të reformës.

    “Ndaj dhe, në këtë fazë të rëndësishme të punës që kemi hyrë, ku duhet të finalizojmë detajet e fundit të saj, për ne është e rëndësishme të dëgjojmë eksperiencat tuaja dhe të ndajmë tonat”, tha ministrja.

    Ajo u ndal edhe te sfidat me të cilat përballen sistemet e sigurimeve shoqërore në Europë, duke theksuar se ndryshimet demografike, sociale dhe ekonomike kërkojnë sisteme të qëndrueshme, transparente dhe të kuptueshme për qytetarët.

    “Të gjithë bashkë kujdesemi në një epokë e cila ka sfida të jashtëzakonshme, si sfida demografike, sfida sociale, sfida ekonomike. Kujdesemi që të krijojmë sisteme të qëndrueshme, të cilat mund t’i rezistojnë kohës dhe të cilat të jenë transparente, të jenë të thjeshta për të kuptuar”, theksoi Ibrahimaj.

    Në qendër të seminarit ishte përmirësimi i shërbimeve të pensioneve përmes digjitalizimit dhe automatizimit të proceseve. Ekspertët diskutuan mbi përdorimin e teknologjive të reja, përfshirë inteligjencën artificiale, zhvillimin e llogaritësve online të pensioneve, si dhe mënyrat e informimit të qytetarëve mbi të drejtat dhe përfitimet që u takojnë.

    Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar ishte ruajtja e asistencës njerëzore për personat që kanë nevojë për mbështetje të drejtpërdrejtë, paralelisht me zhvillimin e shërbimeve digjitale.

    Programi i seminarit përfshiu gjithashtu diskutime mbi planifikimin për daljen në pension, shërbimet për të vetëpunësuarit dhe punonjësit e sektorit bujqësor, si dhe rastet e pensioneve dhe karrierave të sigurimit në më shumë se një shtet.

    Shqipëria u përfaqësua në diskutimet teknike nga drejtues dhe ekspertë të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

    Seminari i zhvilluar në Tiranë shërbeu si një forum për shkëmbimin e përvojave mes institucioneve evropiane të sigurimeve shoqërore dhe për diskutimin e praktikave të reja që synojnë modernizimin e shërbimeve të pensioneve dhe përshtatjen e tyre me nevojat e qytetarëve.

    Ibrahimaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ibrahimaj: Po finalizojmë detajet e reformës së re të pensioneve, marrim eksperienca nga Europa

    September 17, 2026

    Prej 4 ditësh në arrati, policia greke dyshon se Alket Rizai ka kaluar në Shqipëri

    September 17, 2026

    Misteri i vdekjes së krijuesit të OnlyFans, 22-vjeçari gjendet pa jetë në një pishinë në Qipro

    September 17, 2026

    1 mijë hapa më shumë në ditë, rrezik më i ulët për problemet e zemrës

    September 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.