
Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka ironizuar në Kuvend synimin e qeverisë për një përdorim më të gjerë të Smart City në shkolla.
“Ju keni sahatët në rrugë, po i shkel lopa, po i ha gomari, ju thoni Smart City.
Kush janë këto kopshte, shkolla që kanë internetin?
E patë shkollën ju, kishin ngordhur dhe pulat nga era e kërrmës që kishin shkollat tona. Ju do bëni smart city", tha Korreshi.
Korreshi u ndal dhe tek inteligjenca artificiale në institucionet publike që po synohet nga qeveria.
Gjatë diskutimit të projektligjit për ratifikimin e Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës, Korreshi tha se në shumë zona të vendit mungojnë ende shërbimet dhe infrastruktura bazë.
“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale”, tha Korreshi, duke sjellë si shembull gjendjen e disa qendrave shëndetësore, ku sipas tij mungon edhe energjia elektrike", tha deputeti demokrat./Versus.al

