“Flirtet e Ramës me Vuçiçin”? Ish-ministri Vengu i përgjigjet akuzave
Ish-ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, ka komentuar në emisionin “Now” në Euronews Albania deklaratën e përbashkët të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike lidhur me vendimin e gjykatës speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Vengu u shpreh se deklarata e përbashkët ka, nga pikëpamja juridike, të njëjtën vlerë si një rezolutë. Sipas tij, qëllimi është angazhimi i institucioneve shqiptare për të bërë të dëgjohet ajo që ai e cilësoi si “e vërteta e shqiptarëve”.
“Besoj se sot, pas këtij vendimi, duhet të lexojmë edhe heshtjen e disa aleatëve përballë këtij vendimi. Disa nuk janë shprehur fare, ndërsa ka pasur edhe nga ata që e kanë përshëndetur vendimin.
Ne duhet të kemi një qasje mbarëshqiptare lidhur me ish-krerët e UÇK-së. Kjo deklaratë synon të hartojë një program pune. Nuk mjafton të kemi të vërtetën me vete në një botë ku ajo nuk dëgjohet, por duhet të angazhojmë institucionet që të bëjnë të mundur që e vërteta jonë të dëgjohet.
Koha kur ka ndodhur lufta, koha kur është përgatitur raporti i Dick Marty-t dhe koha e sotme janë shumë të ndryshme”, deklaroi Vengu.
I pyetur lidhur me arsyet përse PS nuk ka votuar një rezolutë për gjenocidin serb dhe për akuzat se kryeministri Edi Rama “flirton” me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Vengu i cilësoi këto akuza si të padrejta.
Sipas tij, në deklaratën e përbashkët flitet qartë për veprime gjenocidale të regjimit serb.
“Nuk ka asnjë kompleks këtu. Fuqia juridike është ekzaktësisht e njëjtë e deklaratës dhe rezolutës”, u shpreh Vengu.
Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
Kurti pret Hamzën pas vendimit të Hagës, diskutojnë apelimin e aktgjykimit
Erdogan kërkon një mandat të ri presidencial? Çfarë thotë këshilltari i tij për zgjedhjet e parakohshme
- 20:58 Hamza takon liderët e partive tjera: Diskutuam për bashkëpunim në këtë periudhë të rëndësishme
- 20:51 OpenAI raporton raste të reja të sjelljeve të paparashikuar të modeleve të AI
- 20:48 E rëndë në Tiranë, 12-vjeçarja u abuzua seksualisht nga tezja dhe djali i hallës! Gazetarja jep detajet…
- 20:27 Nga Hasko te Haskaj! Gabimi i një shkronje e kthen biznesmenin në të ‘akuzuar’
- 20:19 Çmimet e larta tkurrin konsumin, qytetarët: Pensioni shkon për ilaçe dhe ushqime
- 20:09 Protesta e 110-të në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë