Alessandro Del Piero ka folur për “Sky Sport” para debutimit të Juventusit në Europa League, duke komentuar edhe mungesën e gjatë të trofeve europiane nga klubi torinez.
“Duket e pabesueshme që kanë kaluar 30 vite. Në mes kanë qenë pesë finale të humbura të Champions League. Që nga ajo Champions dhe Superkupë nuk kemi fituar më asgjë në Europë. Të arrish në finalen e Championsit është diçka e rëndësishme, edhe pse mbetet një hidhërim i madh”, u shpreh ish-kapiteni i Juventusit.
Për Europa League, Del Piero theksoi se Juventusi dhe Milani kanë më shumë për të humbur, por duhet ta shfrytëzojnë kompeticionin për të treguar një tjetër mentalitet.
“Për mua, kjo ndeshje duhet t’i frymëzojë lojtarët për të ndryshuar emocionalisht, të tregojnë më shumë vendosmëri dhe një reagim moral. Pres një sinjal të qartë që Juventusi dëshiron të bëjë mirë në këtë kompeticion dhe të mos jetë skuadra që pamë ndaj Sassuolos. Sot intensiteti do të jetë gjithçka”, deklaroi ai.
Sa i përket trajnerëve dhe kohës në dispozicion, Del Piero pranoi se Juventusi dhe Milani kanë nisur projekte të reja, por koha është e kufizuar.
“Kanë nisur rrugë të reja, por fatkeqësisht koha është e paktë dhe të gjithë duhet të nxitojnë. Pak njerëz do të vinin bast për Juventusin si fitues të Champions League, por mund të fitojë Europa League, me kusht që të mos mendojë se është një kompeticion i dorës së dytë”, përfundoi Del Piero.
© SYRI.net
Vijon 'hemorragjia' te Kosova, pas Rrahmanit tërhiqet edhe Hadërgjonaj
Surpriza e madhe në Europa League, OFI Crete mposht Hoffenheimin
Ndahet nga jeta në moshën 97-vjeçare ish-futbollisti i Vllaznisë dhe KombëtaresBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: