web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngritja e gjykatës speciale të Kosovës/ Berisha: Rama fluturoi me helikopter për të përcaktuar votimin

17 Shtator 2026, 21:21, Aktualitet CNA

Ngritja e gjykatës speciale të Kosovës/ Berisha: Rama fluturoi me

Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion me Blendi Fevziun ka folur për vendimin për dënimin për ish-krerët e UÇK-së.

Berisha u shpreh se në histori nuk njeh një rast të dytë ku ata që kanë luftuar për liri dhe dinjitet dënohen njëlloj apo më rëndë se agresori.

“Unë e ndoqa vendimin dhe mund të them që në histori nuk di një rast të dytë kur ata që qëndruan për lirinë dhe dinjitetin dënohen njëlloj apo më rëndë se agresori. Mua më janë dukur dënimet më të rënda që janë dhënë në luftën ballkanike. Populli i Kosovës ka qenë populli më i agresuar.

Është shumë e paqartë se si ka mundësi një vendim i tillë. Të them të vërtetën që dje deri sot duke u përpjekur ta kuptoj një kaos i vërtetë i paimagjinueshëm ligjor që është vendosur në bazë të gjykatës.

Kur Millosheviç nuk e bëri në Hagë nga do dilte një prokuror që dinte më shumë se ai që dinte gjitha shërbimet, me këtë akuzë të koordinuar serbë me rus arritën t’i japin domosdoshmëri hetimit të transplantit të organave”, tha Berisha.

Berisha tha se në vorbullën e votimit për gjykatën speciale në Hagë rolin më negative e ka luajtur kryeministri Edi Rama.

Sipas Berishës, Rama është absolutisht njeriu që ka ndikuar me të gjithë angazhimet që i bëri udhëheqjes politike të Kosovës në këtë dramë të sotme.

Kreu i PD-së theksoi se nuk mund të ndodhte kurrë që Rama të fluturonte me helikopter për të bërë presion të jashtëzakonshëm për ngritjen e gjykatës.

Më tej nënvizoi se fluturimi i tij me helikopter përcaktues që votuan për së dyti ku votuan me një bazë ligjore ta paimagjinueshme.

“Në vorbullën e këtij problemi rolin më negativ e ka luajtur Edi Rama.

Edi Rama është absolutisht njeriu që ka ndikuar me të gjithë angazhimet që i bëri udhëheqjes politike të Kosovës në këtë dramë të sotme.

Nuk mund të ndodhte kurrë që Rama të fluturonte me helikopter për të bërë presion të jashtëzakonshëm për ngritjen e gjykatës. Kosova nuk kishte nevojë për vasalitet por konsolidimin e pavarësisë. Vendimin do e merrnin ata jo si donte Rama por siç duhej. Fluturimi i tij me helikopter përcaktues që votuan për së dyti. Votuan me një bazë ligjore ta paimagjinueshme. Kanë vendosur në bazë të gjykatës ligjet e Jugosllavisë”, tha Berisha./ CNA

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga