web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Ja çfarë do u thoja ish krerëve të UÇK-së

17 Shtator 2026, 21:33, Aktualitet CNA

Berisha: Ja çfarë do u thoja ish krerëve të

Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion u përcolli një mesazh ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Unë kam shpreh mendimin tim. Do thoja të kenë besim te një apel që shpresoj dhe besoj të korrigjojë një vendim të padrejtë që u dha”, tha Berisha.

I pyetur në lidhje me vendimin e Thaçit për të apeluar vendimin për dënimin, Berisha u shpreh:

“Unë mendoj se është qëndrimi më i mirë që ka mbajtur. Ideja se, po bëjmë këtë dhe atë janë shumë të gabuara. Kosova nuk ka borxhe. Kuvendi është interesi i gjithë qytetarëve të Kosovës"

Sa i përket qëndrimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Berisha tha se ishte i kthjellët dhe i qartë.

“Unë e vlerësoj të kthjellët të qartë. Unë që të jem realist zgjidhje tjetër përveç apelit nuk ka. Pretendimet se mund të gjejnë zgjidhje të tjera janë jo reale.

Po të marrësh ata që hartuan operacionin Patkoi dhe që e zbatuan në fakt ata kanë marrë dënime më të lehta. Agresori merr një dënim më të lehtë. Të shpresojmë se gjykata e Apelit do të vendosë drejtësi”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga