AKTUALITET /

Aksident tragjik në Athinë, humbin jetën 3 të rinj nga Fieri

Viktimat janë të moshave 18, 23 dhe 26 vjeç

Shkruar nga Versus

Aksident tragjik në Athinë, humbin jetën 3 të rinj nga Fieri

Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur Glyfadën në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar vdekjen e tre të rinjve dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Mediat greke shkruajnë se, ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në rrugën bregdetare, në kryqëzimin e Poseidonos me Kalypsou, në drejtim të Pireut. Një automjet me pesë persona dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shpejtësi me murin e një hoteli, përpara se të përfundonte në mes të rrugës.

Viktimat janë të moshave 18, 23 dhe 26 vjeç. Një tjetër 18-vjeçar ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, i intubuar në terapi intensive në Spitalin e Përgjithshëm të Nikaia-s, pasi ka pësuar dëmtim të rëndë kraniocerebral.

Aksident tragjik në Athinë, humbin jetën 3 të rinj nga Fieri

I plagosuri tjetër, gjithashtu 18 vjeç, po merr trajtim në repartin e ortopedisë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e EKAB-it, policia dhe zjarrfikësit. Këta të fundit ndërhynë për nxjerrjen e dy personave që kishin mbetur të bllokuar në automjet.

Ndërkohë, policia po heton edhe mundësinë që në aksident të jetë përfshirë një automjet tjetër. Sipas dëshmive të mbledhura, po shqyrtohet pista se të rinjtë mund të kenë qenë të përfshirë në një lloj gare me një makinë tjetër pak para përplasjes.

Hetuesit po analizojnë gjithashtu aktivitetin e tyre në rrjetet sociale dhe komunikimet telefonike, për të përcaktuar nëse momentet para aksidentit janë transmetuar drejtpërdrejt në TikTok.

Ekspertët po kryejnë ekzaminimet teknike të automjetit të shkatërruar për të përcaktuar shpejtësinë me të cilën po lëvizte në momentin e përplasjes, si dhe nëse personat në makinë kishin vendosur rripat e sigurimit./Versus.al

Poll