web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagimi i Ramës për vendimin e Hagës/ Berisha: Lau duart, me fjalët e një plake

17 Shtator 2026, 21:38, Politikë CNA

Reagimi i Ramës për vendimin e Hagës/ Berisha: Lau duart, me

I ftuar në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun, kreu i PD, Sali Berisha është ndalur dhe te reagimi i kryeministrit Rama për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Berisha tha se Rama që dje e deri sot është mjaftuar vetëm me fjalët e një plake, “marre”.

Duke u ndalur te deklarata e Ramës në Washington, pak kohë më parë, Berisha e quajti një teatralitet dhe ai nuk duhet ta përmendte në asnjë mënyrë.

 

“Që dje e deri sot është mjaftuar me fjalën e një plake, “marre”. Lau duart si Ponc Pilati. Çfarë nevoje kishte për teatralitetin që bëri në Washington, aty ku nuk duhet ta përmendtte në asnjë mënyrë. E bëri në atë mënyrë, se i djeg kësula se e ndjen përgjegjësinë që ka, sa audienca kujtoi se bëhej fjalë për Vjosa Osmanin, të njëjtën gjë bëri në KiE. E bëri sa për të shpëlarë gojën”, tha Berisha.





Lajmet e fundit nga