AKTUALITET /

Protesta e 110-të, qytetarët marshojnë drejt komisariatit nr.1. Policia bllokon hyrjen tek Parlamenti

Ndërkohë, forca të shumta policie ka rrethuar dhe kanë bllokuar hyrjet që të çojnë drejt Parlamentit.

Shkruar nga Versus

Protesta e 110-të, qytetarët marshojnë drejt komisariatit nr.1.

Protesta e 110-të kundër qeverisë është shoqëruar me tensione ditën e sotme.

Edhe këtë mbrëmje, pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë marshuar në drejtim të Komisariatit nr. 1, ku mbahen personat e shoqëruar gjatë tubimit të zhvilluar paraditen e sotme.

Ndërkohë, forca të shumta policie ka rrethuar dhe kanë bllokuar hyrjet që të çojnë drejt Parlamentit.

Sipas të dhënave të bëra publike gjatë protestës, në Komisariatin nr. 1 ndodhen rreth 25 protestues të shoqëruar./Versus.al

 

Poll