web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Berisha zbulon kërkesën që i bëri Hillary Clinton

17 Shtator 2026, 21:25, Aktualitet CNA

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Berisha zbulon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur për vendimin e Gjykatës së Hagës, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Berisha tha se situata ndryshoi pas vitit 2013, kur Shqipëria filloi të kishte kontroll mbi Kosovën.

Kryedemokrati zbuloi dhe një kërkesë që i kishte ardhur nga Hillary Clinton në kohën kur mbante postin e zëvendës ndihmës sekretares, ku i ishte kërkuar të mbështeste publikisht një marrëveshje që pritej të firmosej mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshje të cilën Berisha tha se e përshëndeti vetëm pas firmosjes.

 

Me një kaos ligjor të paimagjinueshëm. Kishte vende në Europë që kishin humbur 1/3 e territorit dhe i kishin mbyllur çështjet dhe nuk donte t’i hapte. Deri në vitin 2013 nuk bëhej asgjë se nuk kishte patronazh Shëqipëria mbi Kosovën. Në 2010, i vetmi qëndrim që mbajti Tirana për Dik Martin ishte që është shpifje.

Hillary Clinton më ka këkruar të bëja një deklaratë që t’i mbështesja, se po bënin një marrëveshje me Serbinë. Kam thënë se atë do ta bëj pasi të firmoset. Kur morën vendimin dola e përshëndeta.

Unë jam dëshmitar, linja e Komandës së UÇK-së ka qenë në “Rogner” shumicën e kohës”, tha Berisha./CNA





Lajmet e fundit nga