Një vendim i papritur dhe i mbajtur rreptësisht i fshehtë nga Gjykata Speciale ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë, duke shkaktuar protesta dhe një tërmet të vërtetë politik.
Gazetari Berat Buzhala që ishte i ftuar në “Çim Peka Live”, gjatë analizës së tij për këtë vendim u ndal te paligjshmëria e dënimit me 25 vjet burg. Bëhet fjalë për një shkelje të parimit, ose aplikimit të ligjit më të favorshëm. Sipas këtij parimi, i cili është i njohur edhe përmes një vendimi të Gjykatës Supreme të vetë tribunalit, dënimet nuk duhet të kalojnë limitin maksimal të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës. Në vitin 1998, në Kosovë aplikohej ligji jugosllav, i cili pas heqjes së dënimit me vdekje, parashikonte një dënim maksimal prej 15 vitesh. Ky precedent është përdorur më herët edhe në gjykimet ndaj paramilitarëve serbë në Kosovë, ku pavarësisht krimeve makabre, ata nuk janë dënuar përtej këtij kufiri ligjor.
Sipas argumentave te Buzhalës, trupi gjykues ka dhënë një vendim të jashtëligjshëm në shkallën e parë, duke injoruar mbrojtjen e shkëlqyer nga avokatë ndërkombëtarë, dhe duke vepruar në mënyrë të ngjashme me gjykatat e regjimeve totalitare. Raste të ngjashme janë vërejtur edhe në procese të mëparshme, ku dënimet e larta fillestare janë zbritur më pas nga Apeli për t'u përshtatur me ligjin në fuqi.
Çim Peka: Çfarë të habiti dje, e prisje këtë vendim?
Berat Buzhala: Po në fakt nuk e ka ditur kërkush, nuk ka ndonjë vendim që u mbajt më fshehtë se ky, sepse unë lexova Batonin, 'është me dy liruar me dy të dënuar', domethënë këtu jo që s'u liruan dy po u dënuan të katërt, me dënime drakonike domethënë, kështu që, ka qenë, qysh të them, sekret i mbajtur shumë mirë.
Po sidoqoftë çfarë kemi bërë ne kohëve të fundit, edhe personalisht jam shërbyer me ChatGPT, ia kam ngarkuar dosjen aty edhe e kam pyetur, të gjitha domethënë Claude, Astra. Ku ishte një, i kam futur të gjitha dokumentet që kemi pasur edhe i kemi pyetur. Unë personalisht e kam pyetur, 'tregomë me një sistem të pavarur gjyqësor, si kalon kjo?' Domethënë, konkludimi i përbashkët i të gjithë algoritmeve ka qenë që Hashim Thaçi mundësitë për lirim i ka 40 deri 50 përqind, mundësitë për dënim deri në 10 vjet i ka 20 deri 30 përqind, ndërsa mbi 10 i kishte 5 përqind, domethënë sepse ChatGPT nxirrte të vetmen pikë të dobët në mbrojtjen e Hashim Thaçit ishte Gjergj Dedaj, një dëshmitar i cili ka pasur dy deklarata. E dimë kush është ai, një ish-ministër. I cili gjatë luftës, me një delegacion të LDK-së ka qenë në Qirez, u përmend ajo, edhe pastaj kur erdhën në Prishtinë në '98, në '99, '98 ndoshta tha që më ka rrahur Hashim Thaçi. Pastaj e ka ndryshuar deklaratën. Edhe tash këto deklarata gjyqtarët e kanë në diskrecionin e tyre, domethënë me zgjedh a po doni me i besuar të parës a të dytës. Po në anën tjetër, rrethanë lehtësuese ishte per ChatGPT sepse Hashim Thaçi ka qenë drejtor i drejtorisë politike. Pra, ka qenë ushtar në fillemet e gueriljes domethënë. Hashim Thaçi ka vrarë policë domethënë në '92 në Drenas. Në '93-shin. Ka marrë pjesë në aksione ushtarake sado që duket e pabesueshme se nuk e ka shumë profilin.
Çim Peka: Ka vrarë policë serbë, ta theksojmë këtë, ka vrarë policë.
Berat Buzhala: Po policë serbë, policë serbë. Po flasim për rrethanën se e ka pasur bashkëluftëtar edhe Samiun, kanë qenë edhe dy-tre veta të tjerë, pra ka marrë pjesë në aksione ushtarake. Ka dëshmi e të gjitha. Po pastaj, kur kthehet Hashimi me Kadriun edhe me një numër të madh, pasi bie Adem Jashari, këta kthehen prej Gjermanisë edhe prej Zvicrës kudo që kanë qenë. Ky ndërkohë ka bërë lidhjen në Zvicër me shërbime të ndryshme inteligjente, jo veç të Amerikës po të Francës e të vendeve të tjera.
Edhe ky zgjedh e ripozicionohet edhe e fitojnë betejën në LPK me Kadri Veselin, e marrin LPK-në, e cila është njëfarë, si me thënë, krahu politik i UÇK-së.
Edhe me ndihemen e Xhavit Halitit, edhe tash të gjitha këto. Pra, Hashim Thaçi kurrë nuk e ka mohuar, kurrë s'e kemi mohuar asnjëri prej neve që kemi jetuar. Unë kam qenë në zemër të operacioneve të luftimeve, fshati im pra, ka pasur krime të ndërsjella, sigurisht që 99% të krimeve prej makinerisë serbe, po unë e kam thënë edhe kur kam qenë deputet, ka pasur krime edhe prej njerëzve me uniformë. Po kanë pasur krime në fshat, ai kusheriri me kusheririn hakmerreshin, ai që e kishte veshur uniformën i pari e rrihte këtë tjetrin. E, si me thënë, ka pasur ndoshta edhe vrasje. Mirëpo, e tash, prokuroria e ka akuzuar Thaçin për krejt këto. Trupi gjykues tha 'po', zoti Thaçi është për krejt këto.
Pra, e pabesueshme domethënë. Hashim Thaçi e ka pasur trupin mbrojtës fantastic. Luka Mišetić është kulminant si avokat. Po ti me një avokat kulminant, mundesh me u mbrojt ndaj një trupi gjykues të pavarur.
Kështu që dënimi ishte përtej çdo pritjeje, plus që nuk po diskutohet, është absolutisht, s'e kam ndërmend me e qajt, po dënimi 25 vjet është anti-ligjor. Sepse, me ligjin që ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, dënimi më i lartë jepet në bazë të ligjit më të favorshëm për të akuzuarin. Ligji i vitit 1998 që ka qenë në fuqi në Kosovë, është ligji jugosllav. Ne serbët në Kosovë i kemi dënuar me atë ligj, i cili e parasheh dënimin maksimal prej 15 vjetëve. Dënimi me vdekje që ka qenë është hequr.
Pra, paramilitarët serbë në Kosovë janë dënuar me atë, sepse opinioni publik e ka kryqëzuar gjyqësorin në Kosovë qysh është e mundshme që një serb që ka marrë pjesë aty ku janë vrarë 40 veta, është dënuar me 14 vjet burg.
Është shumë e rëndësishme. Qysh mundesh me e dënuar dikë, kur ai parimi pra ligji më i favorshëm. Qysh mundesh me e dënuar dikë me 25 vjet, ku ligji më i favorshëm është dënimi maksimal 15 vjet? Të njëjtën hile e kanë bërë edhe me Calin, që është dënuar më herët. Ai u dënua në shkallë të parë 25 vjet, në Apel u kthye dhe u dënua 15 vjet, e bënë një përshtatje me ligjin. Mirëpo dënimin fillestar ia dhanë anti-ligjor, sepse ka edhe vendim të Gjykatës Supreme në atë tribunal. Gjykata Supreme e ka një vendim, ku thotë dënimet nuk duhet me qenë më të larta sesa dënimi maksimal që e parasheh ligji më i favorshëm. Çka bëjnë këta? Këta ia fusin një dënim 25 vjet, pastaj Apeli t'ia zbret në 15, sepse edhe po të dënoheshin nga 15 vjet, këta i kanë vuajtur nja 6 vjet dënim, domethënë me 2/3 mundesh me u liruar.
Pra, është terror psikik që e shkaktojnë te popullata. Në Kosovë aktualisht ka protestë në orën 9, ka nesër protestë, ka një tronditje politike të jashtëzakonshme. Kushdo që mendon që e tejkalon këtë gjë vetëm kështu, nuk mendoj që e ka bërë llogarinë mirë.
© SYRI.net