
Prishtina ka vazhduar dhe mbrëmjen e sotme protestën para godinës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protestës i janë bashkuar edhe djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli.
Në momentin që ata janë shfaqur në mesin e protestuesve, turma ka nisur të brohorasë “UÇK”.
“Dua t’i falënderoj të gjithë popullin shqiptar për mbështetjen, jemi falënderues shumë. Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër”, ka deklaruar djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Tubimi zhvillohet në Prishtinë pas vendimit të Gjykatës Speciale për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Versus.al

