web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

110 ditë protestë/ Qytetarët përpara Komisariatit 1

17 Shtator 2026, 21:48, Aktualitet CNA

110 ditë protestë/ Qytetarët përpara Komisariatit 1

Në ditën e 110 të protestës, qytetarët kanë shkuar përpara Komisariatit numër 1. Aty ku ndodhen 25 protestuesit e shoqëruar gjatë protestës së paradites së sotme përpara Parlamentit.

Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit fillimisht u grumbulluan përpara Parlamentit, më pas shkuan përpara Kryeministrisë ku mbajtën fjalimet e tyre dhe më pas nisën marshimin në rrugët e Tiranës.

Për 110 ditë me radhë, protestuesit kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike./CNA





Lajmet e fundit nga