web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Basha kishte dorë në vendosjen e sanksioneve ndaj meje

17 Shtator 2026, 21:59, Politikë CNA

Berisha: Basha kishte dorë në vendosjen e sanksioneve ndaj meje

Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar në emisionin Opinion me gazetarin Blendi Fevziu se Lulzim Basha ka pasur dorë në vendosjen e sanksioneve ndaj tij.

Sipas tij ka informacione që Basha ju ka thënë si argument që të gjitha vendimet që merrte ja jepte Berisha.

“Ka pasur. Kam informacion se ju ka thënë si agrumnet që të gjithë vendimet që kishet marrë ia kam dhënë unë”, tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha u shpreh se nuk do të heq dorë nga politika, derisa të vijë dita që ai të mos mundet t’i përgjigjet më detyrës.

“Atë ditë që do shoh se për arsye sëmundje apo moshe nuk i përgjigjem detyrës do heq dorë. Sot për sot i përgjigjem detyrës si 20 vite më pare”, deklaroi Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga