Prishtinë, protestë masive kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK-së (VIDEO)

17 Shtator 2026, 22:00Rajoni TEMA
Prishtinë, protestë masive kundër vendimit të Speciales ndaj

Edhe mbrëmjen e së enjtes është zhvilluar një protestë Prishtinë, para godinës së Qeverisë, kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK-së   

Një grup qytetarësh janë mbledhur sërish sonte para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke protestuar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestat në Prishtinë kanë nisur që dje, menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë. Gjatë ditës së djeshme, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa më pas një pjesë e tyre u drejtua para objektit të Qeverisë dhe selisë së EULEX-it.

1 Komente

  1. H
    Hakiu

    Simpatizant te PDK-se dhe AAK-se,kane uzurpu amblemen e UÇK-se,po protestojn po vone e kane ven shulin deres,ngjarja ndodhi,lideri u denua,me konvente nderkombetare i denuari nuk guxon te perkrahet dhe idealizohet.Populli eshte krejt diqka tjeter,shumica nuk perfaqeson kete grupim te manipuluar,kryesisht jane Drenicak,trima e burra te mire po fatkeqsisht te manipuluar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje