“Dëshmitarët nuk shkuan në sallë të gjyqit, u pranuan 130 deklarata me shkrim”, avokatja sjell detaje të forta nga Haga

17 Shtator 2026 | 22:07

Rudina Jasini, ish-avokate e Hashim Thaçit, ka ndarë në emisionin “Now” në Euronews Albania detaje nga procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jasini tha se pala mbrojtëse është përballur me një proces të vështirë, ndërsa ngriti pretendime mbi mënyrën e zhvillimit të gjykimit dhe administrimit të provave.

Sipas saj, në disa raste gjyqtarët kanë bërë pyetje përtej atyre të parashtruara nga prokuroria, ndërsa një pjesë e dokumenteve të përdorura në proces, sipas saj, janë dorëzuar nga Serbia.

“Si mundet që gjyqtarët të bënin pyetje që kapërcenin pyetjet e prokurorisë, në kërkim të asaj që është e vërtetë? Gjyqtari gjerman nuk ka qenë as gjyqtar në Gjermani, por ish-prokuror. Është absurde të bësh pyetje përtej asaj që kërkon prokuroria”, deklaroi Jasini.

Ajo tha gjithashtu se mbrojtja është përballur me një numër të madh juristësh nga pala e akuzës dhe se, sipas saj, mënyra e paraqitjes së çështjes nga prokuroria ka krijuar konfuzion.

“Një pjesë e dokumenteve i janë dhënë kësaj gjykate nga Serbia. Jemi përballur me një ushtri juristësh të prokurorisë, e cila që në fillim ka pasur një predispozitë të caktuar se si e ka trajtuar akuzën. Mbrojtja ka bërë maksimumin duke pasur parasysh rrethanat.

Mënyra si e ka paraqitur prokuroria ishte që një dëshmitar mund të kishte lidhje me një çështje të vitit ’98, një tjetër brenda javës kishte të bënte me një çështje tjetër të vitit ’99. E gjitha ishte për të krijuar sa më shumë konfuzion”, u shpreh ajo.

Një tjetër çështje e ngritur nga Jasini lidhet me dëshmitë e administruara gjatë procesit. Ajo pretendoi se mbi 130 dëshmi janë pranuar në bazë të deklaratave me shkrim, pa u dëgjuar drejtpërdrejt në sallën e gjyqit.

“Mbi 130 dëshmitarë janë pranuar vetëm mbi bazën e deklaratave me shkrim, pra pa iu testuar në sallën e gjyqit dëshmia që jepnin”, tha Jasini.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abilekaj: Gabuam duke i parë serbët si partnerë, vendimi Hagës na gjeti të gjithëve në faj

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Enton Abilekaj komentoi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës....
21:58 | 17/09/2026

“Flirtet e Ramës me Vuçiçin”? Ish-ministri Vengu i përgjigjet akuzave

Ish-ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, ka komentuar në emisionin “Now” në Euronews Albania deklaratën e përbashkët të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike lidhur me vendimin...
21:20 | 17/09/2026

Tafani: Po të ishte gjallë Adem Jashari, do ishte dënuar

Analisti Endri Tafani ka kritikuar ashpër vendimin e gjykatës lidhur me ish-pjesëtarët e UÇK-së. Tafani ka ngritur shqetësimin se UÇK-ja po trajtohet tashmë jo si...
23:04 | 16/09/2026