Rama mbërrin në Kuvend, pritet votimi i projektligjit të PS-së për pagat e magjistratëve

17 Shtator 2026 | 21:24

Seanca plenare e Kuvendit vijon prej orës 10:00 të paradites, në një diskutim maratonë ku në rendin e ditës është edhe projektligji i paraqitur nga PS për pagat e magjistratëve.

Në mbrëmje, në seancën plenare është paraqitur edhe kryeministri Edi Rama, teksa deputetët vijojnë diskutimet për ndryshimet e propozuara në sistemin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas projektligjit që pritet të votohet në Parlament, piramida e pagave mban si referencë pagën e Presidentit, por koeficienti pëson një rritje të lehtë.

Drafti i shumicës parashikon një rritje prej rreth 8 500 lekësh të pagës referuese, ndërsa magjistratët kanë kërkuar një rritje rreth nëntë herë më të lartë. Kërkesa për një nivel më të lartë page është mbështetur edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Efekti financiar i ndryshimit shkon në 2 miliardë lekë të reja në buxhetin e shtetit, ndërsa shtesat e prapambetura do të merren me këste gjatë dy viteve të ardhshme.

Projektligji është kundërshtuar nga opozita. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi nismën një “puç kushtetues” dhe deklaroi se demokratët do të votojnë kundër.

Opozita kërkoi tërheqjen e projektligjit për konsultime të mëtejshme me institucionet e drejtësisë, por kërkesa u rrëzua me 79 vota kundër.

Debati për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka vijuar prej orësh në Kuvend, ndërsa seanca pritet të përmbyllet me votimin e projektligjit të propozuar nga PS.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prishtinë, protestë masive kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK-së (VIDEO)

Edhe mbrëmjen e së enjtes është zhvilluar një protestë Prishtinë, para godinës së Qeverisë, kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK-së    Një numër...
21:27 | 17/09/2026

“Flirtet e Ramës me Vuçiçin”? Ish-ministri Vengu i përgjigjet akuzave

Ish-ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, ka komentuar në emisionin “Now” në Euronews Albania deklaratën e përbashkët të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike lidhur me vendimin...
21:20 | 17/09/2026

Tragjedi në Greqi, 3 të rinj nga Fieri humbin jetën në aksident

Tre të rinj nga Fieri, me banim në Athinë, kanë humbur jetën tragjikisht në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, si pasojë...
20:00 | 17/09/2026