Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur për vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës dhe pasojat politike që, sipas tij, lidhen me krijimin dhe funksionimin e saj.
Shkullaku u ndal te mënyra se si u krijua Gjykata Speciale dhe te diskutimet që, sipas tij, ekzistonin që në vitin 2015 për pasojat që ajo mund të kishte ndaj drejtuesve të UÇK-së.
Sipas tij, në atë kohë ekzistonte edhe argumenti se, nëse një mekanizëm i tillë nuk do të krijohej në atë formë, çështja mund të përdorej në një tjetër kontekst ndërkombëtar.
Më tej, ai ngriti një tjetër pikëpyetje: ‘Kush ishte problemi pse u pranua? Çfarë u mor në shkëmbim? Se ti mundesh me pranu një presion shumë të madh, por ama merr diçka tjetër në shkëmbim.’
‘Nuk u mor asnjë gjë. U bë presioni, u votua gjykata dhe iku’, shtoi ai.
‘Të gjithë e dinim, që nga Edi Rama, që erdhi në 2015-n, e dinim shumë mirë që ky tribunal do të kishte pasoja për liderët e UÇK-së. Pra, e dinim që në duart tona po i jepnim një instrument dikujt për ta përdorur në një moment të caktuar si monedhë shkëmbimi.
Dhe alibia që unë ngrita ishte: shiko, po s’e bëmë ne këtu, do të na bëhet atje me Rusinë, në Këshillin e Sigurimit e të tjerë e të tjerë. Pra, me një shpresë që këtu mund edhe ta kontrollojmë, ama pasojat diheshin se kush ishte tribunali.
Patjetër që diheshin. Po orakuj nuk jemi ne me e ditur çfarë ka me ndodhur. Ne as akuzë s’kishim, as akuzë...
Diheshin se janë thënë, janë thënë nga të gjithë. Ne atëherë nuk e dinim akuzën, por kur rrinim në ambientet ku rrinim të gjithë, e dinim që kjo gjykatë, këto dhoma të specializuara, ishin një kërcënim serioz për disa nga udhëheqësit e UÇK-së, përfshirë vetë Hashim Thaçin.
Dhe megjithatë, nga presioni ndërkombëtar, se dhe Rama për shkak të atij presioni shkoi aty, për të treguar që unë kam ndikim ndër shqiptarët... Për shkak të atij presioni, të gjithë ulën kokën dhe e votuan.
Ky është fakt. Për shpirt, asnjë s’e kishte dashur. Ti, për të thënë që ti e ke dashur, sepse... për hir të asaj zbardhje fytyre, asnjë s’e ka dashur.
Po pse u pranua kur s’është dashur? Sepse ishte raporti ndërkombëtar, ishte shumë i madh. Kishte kaluar Dick Marty, bëri raport...
E para. E dyta, kush ishte problemi pse u pranua? Çfarë u mor në shkëmbim? Se ti mundesh me pranu një presion shumë të madh, por ama merr diçka tjetër në shkëmbim.
Nuk u mor asnjë gjë. U bë presioni, u votua gjykata dhe iku.
Dhe, meqë e mora fjalën për ta përfunduar, çështja është që ne kemi fatkeqësi shumë si popull, si komb, si të doni, që ne kur na ndodh një gjëmë, dimë vetëm të qajmë. Qajmë edhe me zë. Por asnjëherë nuk kemi nxjerrë mësim nga goditjet, tragjeditë që na ka dhënë historia.
Kurrë s’jemi ulur t’i analizojmë dhe të ballafaqojmë atë që tha Bushati: pse erdhëm deri këtu.
Dhe situata emocionale, patetike, frenezia, protagonizmi i sëmurë, përmende Milaimin që qante, qante Taulant Balla, kupton? Çfarë t’i them unë kësaj? Nga dramatikja, situata bëhet qesharake.
Njerëzit me mend duhet të ulen. Sa është dëmtuar dhe çfarë mundësish kemi pasur që një gabim që na ndodhi atëherë ta evitonim dhe si mund të ndodhë sot që mund ta evitojmë.
Çfarë presioni ndërkombëtar mund të bëhet sot, si nga Shqipëria, si nga Kosova, që ky vendim, ose të bëhet apeli sa më shpejt, ose cilat janë mundësitë ligjore për ta zhbërë gjykatën? A ka efekt prapaveprues nëse zhbëhet gjykata? A mund të shmanget votimi? A mund të organizohet një referendum?
Pra, këto janë argumentet që duhet të shtrojmë. Se për të qarë do qajmë, dakord. Puna është: çfarë nxjerrim ne nga kjo histori?
Tjetra. Nganjëherë protagonizmi politik, si ai që pati Rama atëherë — jo se dua t’ia vë fajin Ramës, se nuk ka lidhje me këtë punë — por protagonizmi për të treguar që te këta shqiptarët kam unë ndikim dhe shkojnë ta votojnë gjykatën speciale me helikopterë, me të thashë e të thashë.
Tjetra që, shiko, e bëjmë gjykatën speciale, s’kemi çfarë t’i bëjmë, po do bëjmë një marrëveshje për shkëmbim territoresh dhe i fusim dhe një amnisti. Dhe u tha që kjo amnistia do falte dhe gjithë krimet e luftës, e të tjerë e të tjerë.
Kjo çfarë provokon? Kjo provokon konflikte te ata që janë më të mëdhenj dhe, kur përplasen dy të mëdhenj, dihet se kush e ha.
Pra, këtu janë disa gabime që janë bërë.
Fut edhe këtë që unë jam gjithmonë këtu me Bushatin: jo gjithçka që të vjen nga përtej oqeanit duhet gëlltitur siç të qoftë, se e gëlltit siç të qoftë e të ngelet në fyt.’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.
© SYRI.net