110 ditë qëndresë/ Pas protestës para Kuvendit qytetarët mblidhen sërish në Bulevard: Arrestoni Ramën!
Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje: Rama jepe dorëheqjen 17 Shtator, 1...
Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje: Rama jepe dorëheqjen 17 Shtator, 1...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, tërhiqeni ligjin 17 Sht...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Në fjalën e tij, ai theksoi se qeveria po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve, ndërsa shtoi se kjo përplasje do të çojë në ‘ndarjen e pushteteve’, gjë që sipas tij do të fitohet nga magjistratët.
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme plenare e ka cilësuar debatin mes qeverisë dhe institucioneve të Drejtësisë për pagat e magjistratëve si aspak fisnik, në një moment kur një pjesë e popullsisë po kalojnë një krizë të thellë ekonomie.
Në fjalën e tij, ai theksoi se qeveria po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve, ndërsa shtoi se kjo përplasje do të çojë në ‘ndarjen e pushteteve’, gjë që sipas tij do të fitohet nga magjistratët.
“Debati për pagat e gjyqtarëve është një debat aspak fisnik, në një moment që në shesh ka njerëz që nuk u del pensioni, nuk u dalin pagat dhe nuk mbyllin dot muajin. Kur na dëgjojnë, shkulin qimet e kokës. Por gjithësesi ky nuk është një diskutim populist. Ka disa që thonë ku do i gjejmë paratë për pagat e magjistratëve. Mjafton që të kursejmë masakrën e buxhetit publik që po i bëni përditë me modelin korruptiv që keni dhe ka para jo për magjistratët, por për t’ja rritur pagën të gjithë atyre që shërbejnë në administratë. S’ka njeri që nuk e di se çfarë vjedhje gjigande me milionë euro keni bërë ju me këto koncesione e PPP. Modeli KAYO Yeffet është kulmi. Këta kanë ardhur me projekt gjigant për të grabitur shqiptarët me breza. Janë interesa miliarda.
Që ta kesh këtë gjë, duhet të kapësh pushtetet. Sot s’ka gjyqtarë, janë mbi 200 mijë çështje që rrijnë nëpër gjykatë. Janë më shumë se gjysmë milioni në çështje gjyqësore. Pra ¼ e popullsisë. Kjo është drejtësia që prodhoi në dhjetë vite Reforma në Drejtësi. Ajo që ju sot doni të votoni është në shkelje flagrante të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë përballje, që nuk është një konflikt kushtetues, por një krizë kushtetuese e qëllimshme e shkaktuar nga Rama. Por këtë krizë do e fitojnë gjyqtarët e prokurorët. Në këtë krizë do definojë diçka shumë e rëndësishme, ndarja e pushteteve, kontrolli e balanca. Unë preferoj të keqen më të vogël, mbështes gjyqtarët e prokurorët. Ka ardhur koha të zhbëjmë këtë kontroll totalitar mbi çdo aspekt të jetës së këtij vendi. Të krijojmë ishujt e pavarësisë. Çështja do shkojë sërish në Kushtetuese, s'keni zgjidhje tjetër”, tha Bylykbashi./Dosja.al
Richard Grenell TIRANË- I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, ka deklar...
Toni Gogu TIRANA- Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, tha ditën e sotme në Kuvend se pagat e magjistratëve përcaktohen përm...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur lidhur me heqjen e masës së ndalimit të hyrjes së ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka dalë kundër projektligjit të PS-së p&...
Kuvendi TIRANË- Deputetja e PS-së Aulona Bylykbashi, ka prezantuar në Kuvend ndryshimet e propozuara për pagat e magjistratëve, du...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka luajtur një rol negativ në zhvil...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është bashkuar seancës plenare në Kuvend, ndërkohë që ka n...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila d&eu...
GREQI- Dita e djeshme ishte ndër ditët që tronditi mbarë popullin shqiptar në Kosovë dhe vendin tonë, për shkak te ven...
Greg Rama, Edi Rama GREQI- Kryeministri Edi Rama, ka vizituar ditën e djeshme Malin Athos dhe Manastirin e Madh të Vatopedisë ...