Ky është vendi i aksidentit tragjik ku humbën jetën tre të rinj. Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë dhe “roli” i një vajze
Ky është vendi ku tre të rinj humbën jetën në aksidentin rrugor në rrugën Poseidonos në Greqi, ndër...
Ky është vendi ku tre të rinj humbën jetën në aksidentin rrugor në rrugën Poseidonos në Greqi, ndër...
Ku ndodhet Bab el-Mandeb? Ngushtica e Bab el-Mandeb ndodhet midis Jemenit, në Gadishullin Arabik, dhe brigjeve afrikane të Xhibutit dhe Eritresë...
Kanë përfunduar fjalimet te Kryeministria. Protestuesit kanë nisur marshimin drejt komisariatit nr 1. Pasi në këtë komisariat mb...
Policia spanjolle ka goditur një organizatë kriminale shqiptare të rrezikshme, e cila e kishte qendrën në Katalonja. Gjatë kë...
“Rama në burg", “poshtë narkoshteti”, janë thirrjet e qytetarëve në protestën e 110 kundër Ramës. Akt...
Qytetarë të shumtë janë grumbulluar pasditen e sotme në Sheshin “Skënderbej” për të nisur protestën e 1...
SPAK ka nisur hetimet për çështjet e pagave të gjyqtarëve. Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar praktikat te Financat. Drejtue...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin preventiv të një vile në kompleksin &ldq...
Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve t&...
Të paktën 25 persona janë shoqëruar nga policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot pran&eum...
Analisti Andi Bushati ka komentuar ashpër procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Bushati e cilësoi gjykatën si të instrumentalizuar politikisht dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si ajo u krijua dhe funksionoi.
Bushati u ndal edhe te roli i politikës shqiptare, duke përmendur Edi Ramën dhe qëndrimet e kohës ndaj krijimit të kësaj gjykate. Sipas tij, palët shqiptare e dinin se ky proces do të sillte pasoja, ndërsa e lidhi këtë zhvillim me atë që e cilësoi si koncesion ndaj interesave të Serbisë dhe Rusisë.
Debati në studio:
Bushati: Atëherë, pavarësisht se shoqëria shqiptare kishte nevojë për këtë lloj katarsisi edhe ndaj heronjve të vet çlirimtarë. Unë kam besuar se ka njerëz që kanë thënë, jo mo nuk duhet luftë, kush ka ikur i keqi e njohim e thatë, le të ikim ta mbyllim këtë kapitull. Unë mendoj që këtë gjë ne duhet ta bënim. A ishte kjo gjykatë gjëja që e bëri? Këtu unë jam kundra. Gjykatë e instrumentalizuar, gjykatë politike, gjykatë që u tregua nga mënyra si e mori Hashim Thaçin ditën që po shkonte për në Shtëpi të Bardhë e deri dje që u dha dënimi, një instrument politik. Por tani, unë besoj që këtu të biem të gjithë dakord që ky ishte instrument politik. Dhe nuk duhet të gjejmë segmente që, ja dhe ky për këtë është politik, ja çfarë tha dhe ky këtu, ja çfarë tha... Puna është të kuptojmë pse arritëm te ky instrument politik. Sepse kjo është një gjykatë që e kanë krijuar shqiptarët. Ata dje i dënuan komandantët në emër të popullit të Kosovës, e ka votuar parlamenti i Kosovës. Dhe këtu unë tund kokën ndaj Beratit. Se askush sot nuk mund të lajë duart dhe të thotë se nuk e dinim.
Buzhala: A se s'më dëgjova që përmende ligjin?
Bushati: Jo jo ligjin, ligjin, shkurt...
Buzhala: Një karrige... nuk mundesh me më thënë, nuk mundesh me i la duart kur ligji është ndryshe e akuzat ndryshe.
Bushati: Një sekondë, një sekondë. Ligji është i shkruar ashtu siç thua ti, ok, por që nga Hashim Thaçi i pari, që nga ne gazetarët, që nga Edi Rama që mori helikopterin, të gjithë e dinim që kishte arritur një pikë që duhet t'i bëhej koncesion Serbisë dhe Rusisë. Pra, vetë Hashim Thaçi në qoftë se e mbani mend, ajo beteja që ka qenë, pati tentativë në parlament për ta përmbysur gjykatën, se e dinte se çfarë e priste. Vetëvendosja, pak e parëndësishme në atë kohë, nuk është se nuk i dha argumentat. Fjalimi i Hashim Thaçit në parlament, pavarësisht se thoshte duhet ta votojmë, po ta dëgjosh të gjithë tekstin, teksti është që sa dëm i bën kjo gjë Kosovës.
Pra të gjithë ishin të bindur, që pavarësisht si po shkruhej ligji dhe si justifikohej me Dick Martyn, këtu po i bëhej një koncesion... ne ja bënim amerikanëve dhe evropianëve, po amerikanët dhe evropianët po ja bënin Serbisë dhe Rusisë. Prandaj kësaj gjykate i duhej thënë që në gjenezë, jo. Atëherë, po po t'i thoje jo, mund të thotë dikush, bie kjo teoria jote që ka nevojë për katarsis... shoqëria duhet ta bëjë katarsisin.
Unë them jo, se pikërisht ajo që ndodhi sot, dënimi i padrejtë dhe procesi surrogato ndaj atyre njerëzve, ka mbyllur njëherë e mirë kapitullin e një hapjes së debatit për krimet e shqiptarëve me shqiptarët, jo krimet me serbët, kjo mbyllet, askush nuk merr sot më guximin, thotë po krimet e shqiptarëve... shih sa u paguan ata të gjithë e të tjerë. Kjo është e keqja e parë. Dhe e keqja e dytë mendoj unë, për të cilën duhet ta vrasim mendjen shumë, është servilizmi dhe bythëlëpirja jonë ndaj ndërkombëtarëve. Berati e thotë, na thanë ambasadorët. E punë e madhe! Ambasadori mundet të bëjë trafik për t'i bërë, për të marrë një koncesion tjetër nga Rusia, Serbia, nuk është argument!
Pas disa vitesh jashtë Shteteve të Bashkuara, Sali Berisha ka rrëfyer në “Opinion” përpjekjet që, sipas tij, çu...
Në nisje të emisionit të sotëm të “Opinion”, kryedemokrati Sali Berisha u ndal te çështja më e diskutuar e...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kundërshtoi në Kuvend projektligjin e PS-së për pagat e magjistratëve, du...
Dëgjesa e radhës publike në kuadër të reformës administrative për Komisionin e Këshillit Bashkiak Divjakë ësht...
Kanë përfunduar fjalimet te Kryeministria. Protestuesit kanë nisur marshimin drejt komisariatit nr 1. Pasi në këtë komisariat mb...
Aktivisti Edison Lika mbajti fjalën e tij në protestën e 110-të para kryeministrisë. Ai u shpreh se kjo protestë ka qenë paq&...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar Qeverinë, në lidhje me përhapjen e inteligjencës artificiale në inst...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka denoncuar një skandal gjatë fjalës së tij ne seancën e Kuvendit. Sipas tij, ko...
“Rama në burg", “poshtë narkoshteti”, janë thirrjet e qytetarëve në protestën e 110 kundër Ramës. Akt...
Vendimi i GJKKO-së për sekuestrimin e vilës në kompleksin “Green Coast” përmban një numër komunikimesh dhe emaile...