Karamuço: Spiunë të BIA-s serbe janë bërë dëshmitarë në Hagë

17 Shtator 2026 | 22:29

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço komentoi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se spiunë të BIA-s serbe janë bërë dëshmitarë në Hagë.

Karamuço tha se, ndërsa politika shqiptare merrej me çështjet e ditës, Serbia dhe Rusia kanë ndjekur prej vitesh një strategji të mirëpërcaktuar. Ai deklaroi se Beogradi ka punuar për mbledhjen dhe dërgimin e dokumenteve dhe informacioneve drejt institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë.

“Kur ne merreshim me gjëra banale, politika e ditës, serbët bashkë me rusët bënin strategji të madhe. Dhe shiko ku jemi ne sot. Tani që u zgjuam, jemi shumë vonë. Ata janë në avantazh. Kanë hedhur një njollë të madhe që ne na duhet shumë punë. Ata kanë punuar me vite të tëra me një strategji për ta faktuar. Ju e dini sa dokumente kanë dalë nga BIA serbe dhe janë servirur Gjykatës Ndërkombëtare. Nuk e dimë sa spiunë janë nxitur, megjithëse kanë qenë pjesë e formacioneve që çonin informacione në Serbi kur bëhej lufta dhe një pjesë e këtij kontingjenti rezultojnë sot si dëshmitarë në Hagë. Mendo se sa konsistentë i kanë qëndruar detyrës që kanë marrë nga BIA serbe dhe sot kanë bërë dëmin e madh që kemi katër çlirimtarë prapa hekurave”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Boksieri nga Kosova e nis me fitore të thellë Evropianin e boksit

Boksieri i Kosovës, Bashkim Bajoku, ka shënuar fitore bindëse në Kampionatin Evropian të boksit, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë. Bajoku triumfoi me rezultat...
22:20 | 17/09/2026

Abilekaj: Gabuam duke i parë serbët si partnerë, vendimi Hagës na gjeti të gjithëve në faj

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Enton Abilekaj komentoi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës....
21:58 | 17/09/2026

Haxhiu: UÇK-ja nuk mbrohet duke i shpallur kundërshtarët politikë “spiunë” e “tradhtarë”

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryeparlamentarja e Kosovës Albulena Haxhiu ka bërë thirrje për shmangien e shënjestrimeve të kundërshtarëve politikë si dëshmitarë apo si...
21:38 | 17/09/2026