
Publikohen pamjet e përleshjes me thika në Sarandë, ku mbetën të plagosur tre persona.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme në një berberhane, ndërsa kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet e konfliktit mes disa të rinjve.
Në pamje shihet momenti kur njëri prej të rinjve afrohet nga disa persona, ndërsa njëri prej tyre tenton ta godasë me thikë në pjesën e qafës. I riu arrin të shmanget në kohë dhe i shpëton goditjes.
Nga përleshja mbetën të plagosur vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19 vjeç.
Të plagosurit u dërguan në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Për shkak të gjendjes më të rënduar, Elidon Shukulli u transportua drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Në lidhje me ngjarjen, Policia e Sarandës ka arrestuar Kamelo Aliajn, 22 vjeç, Andi Saliajn, 19 vjeç, dhe Eduard Bajramin, 19 vjeç, banues në Sarandë./Versus.al

