Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kush e tradhtoi UÇK-në?

Vendimi i Hagës, Berisha: Ua them shqiptarëve, rolin më negativ, e ka luajtur Edi Rama...

Vendimi i Hagës, Berisha: Ua them shqiptarëve, rolin më negativ, e ka luajtur Edi Rama...

22:22, 17/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, kryedemokrati Sali Berisha u ndal te çështja më e diskutuar e momentit, vendimi për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Duke e cilësuar të gjithë procesin një kaos të paimagjinueshëm ligjor, tha se në gjithë këtë vorbull, shefi i qeverisë shqiptare ka rolin më negativ.

Berisha: Në vorbullën e këtij problemi, rolin më negativ, ua them shqiptarëve me përgjegjësi absolute e ka luajtur Edi Rama.

Fevziu: Po nuk besoj që e bëri gjykatën Edi Rama…

Berisha: Edi Rama është absolutisht njeriu që ka ndikuar me të gjithë angazhimet që i bëri udhëheqjes politike të Kosovës në këtë dramë të sotmen.

“Është mjaftuar me fjalën e një plake, marre! Marre!! Lau duart si Pons Spilati.  E bëri në mënyrë të shpëlarë, se i djeg kësula se e ndjen përgjegjësinë që ka. Të njëjtën gjë bëri në Këshillin e Europës”, theksoi më tej kreu i opozitës për numrin një të kabinetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco