Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kush e tradhtoi UÇK-në?

Dënimi i krerëve të UÇK-së/ Bala: S'ka folur asnjë ministër, një fjali tha ai zotëria 'marre' asnjë lloj qëndrimi

21:57, 17/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin “ÇIM PEKA LIVE” në SYRI TV, gazetari Anri Bala foli për dënimin e krerëve të UÇK-së në Hagë dhe qëndrimin e institucioneve shqiptare ndaj zhvillimeve në Gjykatën Speciale.

Bala u shpreh se kjo gjykatë, “ka dalë nga misioni”, ndërsa kritikoi mungesën e një qëndrimi të qartë nga Shqipëria.

“S’ka folur asnjë ministër, një fjali tha ai zotëria, marre, asnjë lloj qëndrimi”, deklaroi Bala, duke iu referuar reagimeve të institucioneve shqiptare dhe trupit diplomatik.

Gazetari theksoi se dënimet, edhe pse nuk janë dhënë për krime lufte, por në kuadër të akuzave për “organizatë kriminale”, kanë një rëndësi të fortë simbolike.

Bala argumentoi se goditja ndaj ish-presidentëve, ish-kryetarëve të Kuvendit dhe ish-krerëve të UÇK-së prek edhe figurën e tyre si shtetformues dhe protagonistë të luftës për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi misionin fillestar të Gjykatës Speciale, duke shprehur skepticizëm ndaj mënyrës se si janë interpretuar premtimet mbi të cilat u ngrit ky institucion.

Pjesë nga intervista:

Që Gjykata Speciale ka dalë nga misioni. Kjo është shumë e qartë. Problemi është se çfarë bëjmë ne deri tani. Kur them ne, jo nga studio, unë aq mundësi kam, flas për qoftë trupin diplomatik që kemi, s'ka folur asnjë ministër, një fjali tha ai zotëria marre, asnjë lloj qëndrimi. Edhe me qëndrimet që janë marrë deri tani nuk ka pasur kurrfarë lidhje me ish-komandantët.

Dëgjova dhe Vuçiç që tha, jo po na shpëtuan. Në fakt, këtu ky dënimi, pavarësisht se nuk e dhanë për krimet e luftës, e dhanë organizata kriminale, ishte një set të dënosh të katërt, është njësoj. Goditja simbolike e këtyre personave, pra ish qoftë si politikanë, ish-presidentë, ish-kryetarë kuvendi, po dhe qoftë si nga krerët e luftës të UÇK-së, është goditja simbolike.

I kanë goditur pra po edhe si shtetformues. Se këta kanë qenë aty, kur u bë pavarësia. Dhe si shtetformues po dhe si luftëtarë. Problemi më i madh është tani që ka dalë gjykata nga misioni, kanë dalë se atëherë, po dhe këtë unë nuk e ha, se premtimet e misionit të gjykatës, nuk ishin një farë premtimi i madh. Çfarë t'i shkonim me mirëbesim?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco