LIVE UPDATES
Bota

Të nominuarit për ambasadorë të SHBA-së në Serbi e Bosnje: Stabiliteti rajonal dhe frenimi i ndikimit rus e kinez, synimet kryesore

I nominuari për ambasador të SHBA-së në Serbi po ashtu tha se do të inkurajojë Serbinë që të nxisë stabilitetin dhe sigurinë në mbarë rajonin edhe përmes procesit të normalizimit të raporteve me Kosovën.

17 Shtator 2026, 22:31 Nga G.M
Të nominuarit për ambasadorë të SHBA-së në Serbi e
Ndërtesa e Kongresit amerikan. Fotografi nga arkivi.


Në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, dy të nominuarit për ambasadorë amerikanë në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi thanë se, nëse konfirmohen në postet diplomatike, do të kenë synime kryesore stabilitetin rajonal dhe frenimin e ndikimit rus dhe kinez.

I nominuari për ambasador të SHBA-së në Serbi po ashtu tha se do të inkurajojë Serbinë që të nxisë stabilitetin dhe sigurinë në mbarë rajonin edhe përmes procesit të normalizimit të raporteve me Kosovën.

SHBA-ja dëshiron që "Sarajeva të jetë një partnere konstruktive"

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës, si dhe ndaj paqes së vendosur me Marrëveshjen e Dejtonit.

Kështu deklaroi Ronald Johnson, i nominuar për ambasador të SHBA-së në Bosnje e Hercegovinë, gjatë seancës dëgjimore para Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, më 17 shtator. Ronald J. Johnson është gjeneral brigade në pension i Marinës amerikane.

Ai tha se SHBA-ja synon që të ketë një Bosnje dhe Hercegovinë të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë, që është partnere konstruktive e SHBA-së.

“Nëse konfirmohem në këtë detyrë, do të punoj për ruajtjen e stabilitetit dhe nxitjen e një udhëheqjeje të përgjegjshme në mbarë Bosnje e Hercegovinën. Me afrimin e shpejtë të zgjedhjeve, është e rëndësishme që udhëheqësit politikë të përqendrohen në qeverisje të përgjegjshme dhe të arrijnë rezultate konkrete për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës”, tha Johnson.

“Do të bashkëpunoj gjerësisht dhe vazhdimisht me të gjitha komunitetet dhe me aktorët e të gjithë spektrit politik, për të ndihmuar në uljen e tensioneve, parandalimin e përshkallëzimit dhe ruajtjen e stabilitetit, duke krijuar kështu kushte për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, shtoi ai.

Ai theksoi se, 30 vjet pas Dejtonit, “e ardhmja e Bosnje e Hercegovinës duhet të varet gjithnjë e më shumë nga udhëheqësit dhe institucionet e saj”.

“Nëse konfirmohem, do të nxis zgjidhje pragmatike për sfidat politike dhe ekonomike, të mbështetura në nisma vendore, si dhe do të përkrah përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit mes komuniteteve të ndryshme në Bosnje e Hercegovinë”, tha Johnson.

Sipas tij, SHBA-ja mund të luajë rol të rëndësishëm si partnere dhe ndërmjetësuese, duke ndihmuar në “krijimin e kushteve për paqe dhe begati afatgjatë, ndërsa njëkohësisht fuqizon udhëheqësit vendorë që të marrin më shumë përgjegjësi për të ardhmen e vendit të tyre”.

Johnson theksoi se, nëse konfirmohet në detyrën e ambasadorit në Sarajevë, do t’i japë përparësi zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Shteteve të Bashkuara dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Do të punoj për forcimin e sigurisë energjetike, rritjen e eksporteve amerikane dhe nxitjen e një mjedisi biznesi që inkurajon investimet amerikane në sektorët kyç”, tha Johnson.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë “të përkushtuara ndaj nxitjes së stabilitetit dhe begatisë në rajon”.

“Nëse konfirmohem, do të bashkëpunoj me Bosnje e Hercegovinën dhe partnerët tanë për të kufizuar mundësitë për ndikim të dëmshëm nga Rusia dhe Kina. Do të bashkëpunoj me kolegët për dobësimin e organizatave kriminale ndërkombëtare dhe aktorëve të tjerë që veprojnë në mënyrë të dëmshme, duke shfrytëzuar dobësitë politike, ekonomike dhe të sigurisë. Një Bosnje e Hercegovinë e qëndrueshme dhe e begatë është në interes si të Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe të popujve që jetojnë në Bosnje e Hercegovinës”, tha Johnson.

Johnson ka marrë më herët pëlqimin nga Presidenca e Bosnje e Hercegovinës. Ky pëlqim paraprak merret nga shteti pritës në mënyrë që një person të mund të emërohet në krye të një misioni diplomatik. Nëse konfirmohet, Johnson do të bëhet ambasadori i 11-të amerikan në Bosnje e Hercegovinë që nga viti 1995.

Që nga shtatori i vitit 2025, misionin diplomatik amerikan në këtë vend e drejton John Ginkel, si i ngarkuar me punë.

Seancë dëgjimore edhe për kandidatin për ambasador të SHBA-së në Serbi

Përveç Johnsonit, para Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan u paraqit edhe kandidati për ambasador të SHBA-së në Serbi, Michael Young. Ai tha se, nëse konfirmohet në këtë post, do të thellojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për të çuar përpara interesat amerikane. Gjithashtu tha se do të zgjerojë marrëdhëniet tregtare dhe investimet “për të rritur prosperitetin e SHBA-së, për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të vazhduar ndërtimin e partneritetit me Serbinë”.

“Do të vazhdoj të forcoj angazhimin tonë dypalësh dhe të thelloj lidhjet ekonomike e të biznesit, duke e orientuar Serbinë drejt pavarësisë energjetike dhe përmirësimit të infrastrukturës së saj energjetike. Do ta inkurajoj Serbinë të zgjedhë një të ardhme politike dhe ekonomike që u sjell përfitime Shteteve të Bashkuara, e jo konkurrentëve si Rusia dhe Kina”, tha Young.

“Kompanitë amerikane kanë potencial të madh në Serbi dhe lidhjet më të thella ekonomike me SHBA-në janë në interes të madh si për ne, ashtu edhe për Serbinë. Do të punoj për të siguruar një klimë të favorshme biznesi dhe kushte të barabarta në treg, ku këto kompani mund të konkurrojnë dhe të kenë sukses”, shtoi ai.

Sipas tij, përparësi do të ketë edhe thellimi i bashkëpunimit me Serbinë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, teksa përmendi edhe procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

“Do të sigurohem që industria amerikane të jetë në pozitë të mirë për t’iu përgjigjur interesimit në rritje të Serbisë për t’i përmbushur nevojat e saj të mbrojtjes përmes pajisjeve amerikane dhe bashkëpunimit me industrinë amerikane të mbrojtjes. Nëse konfirmohem, do të bashkëpunoj me Qeverinë e Serbisë për t’iu kundërvënë kërcënimeve globale dhe për të mbështetur përparësitë dhe interesat tona të përbashkëta. Do ta inkurajoj Serbinë të nxisë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë përmes procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën”, tha ai.

SHBA-ja mbështet procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Por, procesi ka ngecur viteve të fundit. Ditë më parë, një zyrtar i DASH-it deklaroi se rinisja e procesit do të ndihmonte Uashingtonin në përpjekjet e saj që të bindë shtetet mosnjohëse, përfshirë ato në NATO, që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Young shtoi se do të “vazhdojë bashkëpunimin me Serbinë që ajo ta shfrytëzojë ndikimin e saj për ruajtjen e stabilitetit rajonal, përfshirë në Bosnje e Hercegovinë, teksa përpiqemi të ruajmë paqen e vendosur me Marrëveshjen e Dejtonit”.

Gjatë administratës së presidentit George H. W. Bush, Michael Young punoi në Departamentin amerikan të Shtetit si ambasador për çështje të tregtisë dhe mjedisit, si zëvendësnënsekretar për çështje ekonomike dhe bujqësore, si dhe si zëvendëskëshilltar ligjor. Ai ishte gjithashtu president i Universitetit në Uhta nga viti 2004 deri më 2011. Shtetet e Bashkuara nuk kanë ambasador në Serbi që nga janari i vitit 2025, kur Christopher Hill u largua nga kjo detyrë.

Procedura e emërimit të ambasadorëve amerikanë

Procedura e emërimit të ambasadorëve amerikanë mbështetet në parimin kushtetues të “këshillimit dhe pëlqimit” të Senatit. Fillimisht, presidenti propozon të nominuarin për ambasador, i cili mund të jetë diplomat karriere ose i emëruar politik. Më pas, kandidatura i dërgohet Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit për shqyrtim.

Komisioni zakonisht organizon një seancë dëgjimore, gjatë së cilës i nominuari u përgjigjet pyetjeve të senatorëve për politikën amerikane, vendin ku do të shërbejë dhe tema të tjera të rëndësishme. Më pas, komisioni voton për kandidaturën dhe ia përcjell rekomandimin Senatit, ku ajo shqyrtohet dhe hidhet në votim.

Vetëm pasi Senati ta konfirmojë të nominuarin me shumicë votash, presidenti e emëron zyrtarisht ambasadorin. Ambasadori i ri më pas shkon në vendin pritës dhe ia dorëzon letrat kredenciale kreut të shtetit, duke marrë zyrtarisht detyrën.

Ndryshe nga shumë vende të tjera, ambasadorët amerikanë nuk e marrin detyrën menjëherë pas propozimit nga presidenti. Konfirmimi nga Senati është një mekanizëm i rëndësishëm i kontrollit mbi pushtetin ekzekutiv dhe procesi shpesh mund të zgjasë javë ose muaj, veçanërisht kur kandidatura shoqërohet me polemika politike./REL

shba rel

Sondazh

Poll

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

PD kërkoi heqjen nga Rendi pagën e magjistratëve, Balla: Sot i mbroni, dje i shanit dhe fyenit!

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Peleshi: Një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën...

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK

“Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”/ Vijon protesta pranë Kuvendit

Deputetët shkojnë me makina për të shmangur përplasjen me qytetarët, Marjana Koçeku shkon në këmbë

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, deputetë të PD-së me simbolet e UÇK-së në Parlament

Një grup protestuesish mblidhen pranë SPAK: Lironi çunat

Plagosi ish-vjehrrin me drapër, del para gjykatës daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi

Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën

Prishtina proteston deri në orët e vona, qytetarët hedhin mjete piroteknike drejt zyrave të EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga

Berisha: Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen

Berisha: Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike

Protesta qytetare në Tiranë/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë