
Projektligji për pagat e magjistratëve ka sjellë debate në Kuvend, me opozitën që ka kundërshtuar draftin e propozuar nga Partia Socialiste.
Nisma e mazhorancës parashikon një rritje prej rreth 8 500 lekësh të pagës referuese për magjistratët. Ndërkohë, magjistratët kanë kërkuar një rritje rreth nëntë herë më të lartë, kërkesë e cila, sipas të dhënave të paraqitura në Kuvend, është miratuar edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka kundërshtuar projektligjin, duke e cilësuar atë një “puç kushtetues”. Bardhi deklaroi se opozita do të votojë kundër nismës.
Opozita kërkoi tërheqjen e projektligjit dhe zhvillimin e konsultimeve të mëtejshme me institucionet e drejtësisë.
Kërkesa u hodh në votim, por u rrëzua nga Kuvendi me 79 vota kundër./Versus.al

