“Granit Xhaka nuk njeh moshë”, trajneri i Zvicrës: Ai luan rregullisht dhe e ka derën e hapur

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur me vlerësim për Granit Xhakën, duke nënvizuar rëndësinë e mesfushorit me origjinë shqiptare për kombëtaren helvete.
Yakin theksoi se mosha nuk është kriteri kryesor për përzgjedhjen e lojtarëve, por forma fizike dhe paraqitjet e tyre me klubet.
“Nuk ka të bëjë me moshën e lojtarëve, por me formën e tyre fizike. Për sa kohë që performojnë mirë dhe luajnë për klubet e tyre, Granit Xhaka dhe Remo Freuler janë të rëndësishëm për ne”, u shpreh Yakin.
Trajneri zviceran vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin mes Xhakës dhe Freuler, duke thënë se dyshja është e koordinuar mirë dhe se mekanizmat në mesfushë po funksionojnë.
Megjithatë, Yakin paralajmëroi se mund të ketë hapësira edhe për lojtarë të tjerë. Ai përmendi veçanërisht Ardon Jasharin, i cili sipas tij po jep paraqitje të mira në stërvitje.
“Kam idenë t’u jap një ose dy lojtarëve një shans. Ardoni, për shembull, gjithmonë jep performanca të mira në stërvitje. Është mjaft e mundur që ai të startojë në një moment”, deklaroi Yakin.
Trajneri i Zvicrës lë të hapur mundësinë për ndryshime në mesfushë, ndërsa Xhaka dhe Freuler mbeten pjesë e rëndësishme e planeve të tij.




