Parlamenti grek i heq imunitetin ish-komisionerit Avramopoulos

17 Shtator 2026 | 23:20

Parlamenti grek ka votuar për heqjen e imunitetit parlamentar të ish-komisionerit europian Dimitris Avramopoulos, duke i hapur rrugë autoriteteve belge të vijojnë procedurat ndaj tij në kuadër të hetimit për skandalin e njohur si “Qatargate”.

Nga 266 deputetë të pranishëm, 264 votuan në favor të heqjes së imunitetit, ndërsa dy deklaruan “të pranishëm”. Më herët, Komisioni i Etikës i parlamentit kishte rekomanduar unanimisht heqjen e imunitetit.

Procedura lidhet me një urdhër arresti europian të lëshuar në qershor nga një gjyqtar hetues belg. Avramopoulos, 73 vjeç, deputet i partisë qeverisëse Demokracia e Re dhe ish-komisioner europian për Migracionin, i ka mohuar kategorikisht akuzat.

Vetë Avramopoulos kishte kërkuar heqjen e imunitetit, duke deklaruar se dëshiron të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet dhe të paraqesë provat që, sipas tij, dëshmojnë se nuk ka lidhje me veprimtaritë nën hetim.

Hetimi belg lidhet ndër të tjera me marrëdhëniet e tij me organizatën joqeveritare “Fight Impunity”, të themeluar nga ish-eurodeputeti italian Antonio Panzeri. Avramopoulos ishte pjesë e bordit të nderit të organizatës gjatë viteve 2020-2021.

Ai pretendon se bashkëpunimi me organizatën ka qenë tërësisht i ligjshëm dhe se pagesat e marra janë deklaruar dhe taksuar.

Sipas dokumenteve të autoriteteve greke të cituara nga agjencitë ndërkombëtare, urdhër-arresti lidhet me dyshime për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion publik dhe pastrim të të ardhurave nga veprimtari të paligjshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Spiunë të BIA-s serbe janë bërë dëshmitarë në Hagë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço komentoi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë...
22:29 | 17/09/2026

Abilekaj: Gabuam duke i parë serbët si partnerë, vendimi Hagës na gjeti të gjithëve në faj

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Enton Abilekaj komentoi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës....
21:58 | 17/09/2026

Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin

Një ditë pas vendimit të shkallës së parë në Hagë, që dënoi me gjithsej 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, ka reaguar Hashim Thaçi,...
18:10 | 17/09/2026