110 ditë qëndresë/ Pas protestës para Kuvendit qytetarët mblidhen sërish në Bulevard: Arrestoni Ramën!
Dita e 110-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin Skënderbej 17 Shtator, 19:09 Protesta qytetare n&eum...
Dita e 110-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin Skënderbej 17 Shtator, 19:09 Protesta qytetare n&eum...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, tërhiqeni ligjin 17 Sht...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Nga Kuvendi, Rama tha se Shqipëria ka ndjekur rrugën ligjore dhe se aktualisht ka disa procese në vijim me biznesmenin italian, ndërsa përmendi edhe një proces penal jashtë Shqipërisë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se biznesmeni italian Francesco Becchetti, pavarësisht se ka fituar çështjen e arbitrazhit ndaj Shqipërisë, nuk do të marrë para nga shteti shqiptar. Nga Kuvendi Rama tha se Shqipëria ka ndjekur rrugën ligjore dhe se aktualisht ka disa procese në vijim me biznesmenin italian, ndërsa përmendi edhe një proces penal jashtë Shqipërisë.
Kryeministri deklaroi gjithashtu se paratë që janë mbajtur të ngrira përmes Albcontrol, do t’i rikthehen shtetit shqiptar.
“Meqë më doli emri, një saktësim. Nuk kam thënë nuk e njoh vendimin e arbitrazhit, kam thënë, ai subjekti që e fitoi atë çështje, do marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Pavarësisht se partia juaj tha se ai mori 100 milionë euro, dua t’iu informoj, se ai ka marrë zero lekë nga shteti shqiptar, si shumë të tjerë, që kur kapen mbas Shqipërisë, padrejtësisht, pastaj për një arsye ose tjetër nuk i shkon mbarë jeta, ai sot që flasim, subjekti së bashku me një apo dy nga arbitrat përkatës, do përballen me drejtësinë.
Më herët sesa vonë, të gjitha lekët që janë mbajtur padrejtësisht të ngrira, duke ia marrë Albcontrol do i kthehen shtetit shqiptar. Koha kur lloj lloj kriminelësh dhe legenash mund t’i merrnin Shqipërisë çfarë të donin, ka ikur. Ai do marrë zero lekë nga shteti shqiptar, këtë kam thënë unë. Ne kemi ndjekur rrugën ligjore, jemi në disa procese me subjektin në fjalë. Ka edhe proces penal jashtë Republikës së Shqipërisë. Për fatkeqësinë tuaj që keni shpërndarë atë lajm, ai do marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Të gjitha lekët e mbajtura të ngrira, do kthehen në Shqipëri më herët sesa vonë”, theksoi Rama./Dosja.al
Petrit Malaj TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar në Kuvend se një prokuror rrethi ka dërguar oficerin e...
Klestor Veseli, Endrit Thaçi PRISHTINË- Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar sërish popul...
Ulsi Manja TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, deklaroi në Kuvend se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjëherë hapa p...
Oerd Bylykbashi TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme plenare e ka cil&...
Richard Grenell TIRANË- I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, ka deklar...
Toni Gogu TIRANA- Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, tha ditën e sotme në Kuvend se pagat e magjistratëve përcaktohen përm...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur lidhur me heqjen e masës së ndalimit të hyrjes së ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka dalë kundër projektligjit të PS-së p&...
Kuvendi TIRANË- Deputetja e PS-së Aulona Bylykbashi, ka prezantuar në Kuvend ndryshimet e propozuara për pagat e magjistratëve, du...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka luajtur një rol negativ në zhvil...