Ne seancën maratone te Kuvendit, Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj akuzave te opozitës për çështjen e arbitrazhit te fituar ndaj Shqipërisë dhe parave te ngrira te Albcontrol-it.
Rama hodhi poshtë pretendimet se ai ka deklaruar se nuk njeh vendimin e arbitrazhit.
Deklarata e plote e Kryeministrit:
"Ju thatë që unë paskam thënë që nuk e njoh vendimin e arbitrazhit. Unë nuk kam thënë që nuk e njoh vendimin e arbitrazhit. Kam thënë që subjekti që e fitoi atë çështje do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar.
Dhe, pavarësisht se partia juaj u angazhua fuqimisht që t’u thoshte shqiptarëve se ai ndërkohë mori 100 milionë euro, unë dua t’ju informoj se jo vetëm që, deri në momentin që ne po flasim, ai ka marrë zero lekë nga shteti shqiptar, por ndërkohë, si shumë të tjerë që kapen pas Shqipërisë padrejtësisht, pastaj, për një arsye apo për një tjetër, nuk u shkon mbarë jeta.
Ai sot, që flasim, subjekti në fjalë, së bashku me një apo dy nga arbitrat përkatës, do të përballen me drejtësinë, i dashur. Dhe të jesh i sigurt se, më herët sesa vonë, të gjitha ato lekë që janë mbajtur padrejtësisht të ngrira, duke ia marrë Albcontrol-it, do të kthehen në arkën e shtetit shqiptar.
Kështu që unë nuk kam thënë që nuk e njoh vendimin e arbitrazhit. Unë kam thënë që koha kur lloj-lloj kriminelësh dhe lloj-lloj [fjalë e paqartë në transkriptim] mund t’ia merrnin Shqipërisë çfarë të donin, ka ikur. Dhe ai do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Këtë kam thënë unë. Zero lekë do të marrë nga shteti shqiptar dhe, natyrisht, jo me forcë, por nëpërmjet rrugës ligjore.
Ne kemi ndjekur rrugën ligjore. Jemi në disa procese me subjektin në fjalë. Për subjektin në fjalë ka jo vetëm procese administrative, civile, por edhe proces penal jashtë Republikës së Shqipërisë dhe në Republikën e Shqipërisë. SPAK ka hapur procesin.
Kështu që, për fatkeqësinë tuaj, që e keni shpërndarë atë lajm shumë intensivisht dhe e riktheni sa herë që afrohet një palë zgjedhje, ai do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar dhe të gjitha lekët e mbledhura dhe të mbajtura të ngrira do të kthehen në Shqipëri, më herët sesa vonë." tha Rama.
Ne fund te repllikës, Rama ju drejtua opozitës me tone te larta duke u shprehur se sa me shume ti merrni për budallenj shqiptaret aq me shume do e merrni ballit nga shqiptaret, une do te flas kur te deshiroj une dhe jo kur te vendosni ju."
