Rama për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Gjykata Kushtetuese nuk na thotë dot si votojmë

18 Shtator 2026 | 01:05

Kryeministri Edi Rama ndërhyri në Kuvend gjatë debatit për projektligjin që ndryshon formulën e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pak përpara votimit.

Rama deklaroi se Kuvendi ka përgjegjësinë të përcaktojë kufijtë mes pushteteve dhe argumentoi se Gjykata Kushtetuese nuk mund t’i diktojë Parlamentit mënyrën se si duhet të votojë.

“Kemi përgjegjësi të tregojmë ku mbaron një pushtet dhe ku fillon tjetri. Kushtetuta flet për tre pushtete të pavarura. Kjo çështje nuk mund të krijojë shtetin e parë në botë ku pagat e gjyqtarëve të jenë mbi të gjithë dhe duhet te rriten autmatikisht sa here behen ndryrje ne pagat e tjera”, tha Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se, sipas tij, askush nuk mund t’i përcaktojë Kuvendit se kur duhet të mblidhet apo çfarë duhet të shqyrtojë.

“Sa i perket afatit. Nuk mund t’i thotë askush Kuvendit se kur do të mblidhet dhe për çfarë do të mblidhet. Nuk i vendos njeri Kuvendit afate. Gjykata Kushtetuese nuk na thotë dot si votojmë”, deklaroi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Tiranë, 12-vjeçarja u abuzua seksualisht nga tezja dhe djali i hallës! Gazetarja jep detajet…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një vajzë 12-vjeçare është abuzuar seksualisht. E mitura është abuzuar seksualisht nga 2 persona, konkretisht nga...
20:48 | 17/09/2026

Nga Hasko te Haskaj! Gabimi i një shkronje e kthen biznesmenin në të ‘akuzuar’

Mjaftoi një shkronjë që Kastriot Haskaj, biznesmen prej 35 vitesh dhe Konsull i Përgjithshëm Nderi i Lituanisë në Shqipëri, të përfundonte i lidhur në disa...
20:27 | 17/09/2026

Protesta e 110-të në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit janë mbledhur këtë të enjte në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së radhës...
20:09 | 17/09/2026