Analisti Agim Sopi ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale pas vendimit për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka theksuar se kjo gjykatë ka vepruar me dëshmi të rreme e në prokurorinë serbe.
Sopi ka thënë se asnjë gjykatë në botë nuk funksionon në këtë mënyrë.
“Nuk ekziston asnjë gjurmë mbi pretendimet e ‘shtëpisë së verdhë’ dhe trafikimit të organeve. Këtu bie intenca e krijimit të Dhomave të Specializuara sepse janë krijuar mbi këtë pretendim dhe meqë ky ishte krejt i rremë, janë krijuar supozime të tjera, janë gjetur dëshmitarë të fabrikuar që edhe gjatë gjykimit kryeprokurori e tha se jemi mbështetur në dëshmitarë dhe prokurori serbe. Mbi këto pretendime janë sajuar dëshmitarë karikatura që dalin pa fije turpi dëshmojnë se si i ka torturuar UCK-ja me magji të zeza... marrina të tilla nuk i gjen askund në botë. Ky qenka morali i Evropës, kjo qenka Evropa demokratike që e kemi synuar. Unë Evropë të tillë nuk dua”, ka thënë ai në “Konfront”.
Aktgjykimi i Hagës - Beteja diplomatike
-
Ukshini: Me vendimin e Hagës rruga e Kosovës në planin ndërkombëtar do të jetë e vështirë
-
Koci pas vendimit të Speciales: Është çasti i fundit që partitë të unifikohen
-
Berisha për vendimin e Speciales: M’u duk sikur vëllai im u vra për së dyti
-
Zhvillimet një ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja
-
Hoxhaj: E tërë klasa udhëheqëse të bëhet bashkë, Serbia do ta përdorë vendimin e Speciales