web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Parashikimi i motit, 18 shtator

18 Shtator 2026, 07:10, Sociale CNA

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Parashikimi i motit, 18 shtator

Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe me vranësira të pakta kalimtare deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet malore të vendit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në formë pikash në orët e mesditës, sipas SHMU. 

Era parashikohet të fryjë me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 8 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

 





Lajmet e fundit nga