LIVE UPDATES
Aktualitet

Gati gjysma e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, e dyta në Europë

Në Shqipëri, 32.9% deklarojnë se e kanë të vështirë të mbyllin muajin, ndërsa 13.4% e kanë këtë problem në nivelin më të rëndë, duke thënë se e përballojnë jetesën me shumë vështirësi.

18 Shtator 2026, 07:21 Nga E.d
Gati gjysma e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin
Foto ilustruse

“Duke menduar për të ardhurat totale të familjes suaj, a është familja në gjendje të mbyllë muajin, pra të paguajë shpenzimet e zakonshme të nevojshme?” Kjo është pyetja që Eurostat u bën familjeve në Europë, për të matur se sa mund ta përballojnë jetesën.

Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një mision i vështirë.

Në Shqipëri, 32.9% deklarojnë se e kanë të vështirë të mbyllin muajin, ndërsa 13.4% e kanë këtë problem në nivelin më të rëndë, duke thënë se e përballojnë jetesën me shumë vështirësi.

Të mbledhura bashkë, gati gjysma e popullsisë, konkretisht 46.3%, deklaron se e përballon jetesën me vështirësi ose shumë vështirësi, sipas të dhënave të Eurostat, që Shqipërinë, janë të disponueshme për vitin 2023.

Me këtë nivel, Shqipëria renditet e dyta në Europë, pas Greqisë, ku vështirësitë për të mbyllur muajin prekin një pjesë edhe më të madhe të popullsisë, në 67% (35% shumë të vështirë dhe 32% të vështirë). Ndërsa në Bashkimin Europian, mesatarja është vetëm 17.6% për kategoritë “me vështirësi” dhe “me shumë vështirësi”, përkatësisht 11.2 dhe 6.4%, që i referohet vitit 2025.

Edhe në raport me rajonin, Shqipëria shfaqet në nivele të larta. Në Maqedoninë e Veriut përqindja e atyre që kanë vështirësi, ose shumë vështirësi të mbyllin muajin arrin në 43.8%, në Malin e Zi në 37.9% dhe në Serbi në 31.2%.

Pamundësia për të mbyllur muajin lidhet edhe me nivelin e pagave, që në Shqipëri mbetet ndër më të ulëtat në rajon.

Sipas të dhënave të publikuara më herët nga Monitor, paga mesatare bruto në Shqipëri arriti rreth 860 euro në muaj në vitin 2025.

Në të njëjtin vit, paga bruto ishte rreth 1,290 euro në Serbi, 1,245 euro në Bosnjë-Hercegovinë, 1,206 euro në Mal të Zi dhe rreth 1,100 euro në Maqedoninë e Veriut. Vetëm Kosova, kishte një pagë mesatare bruto më të ulët prej 713 eurosh në 2025-n.

Diferenca me Bashkimin Europian është edhe më e madhe: paga mesatare bruto vjetore për një punonjës me kohë të plotë në BE ishte rreth 39,800 euro në vitin 2024, ose rreth 3,317 euro në muaj. 

Presioni mbi buxhetet familjare shtohet edhe nga niveli i çmimeve. Në vitin 2025, çmimet e ushqimeve në Shqipëri arritën në 102.9% të mesatares së Bashkimit Europian, duke e kaluar për herë të parë nivelin mesatar europian. Kjo e vendos Shqipërinë edhe në krye të rajonit për nivelin e çmimeve të ushqimeve, duke e bërë diferencën mes të ardhurave dhe kostos së jetesës një tjetër faktor që rëndon mbi familjet.

Si matet “Aftësia për të mbyllur muajin”

Sipas metodologjisë së Eurostatit, treguesi “Aftësia për të mbyllur muajin” bazohet në vlerësimin e familjes për nivelin e vështirësisë që përjeton për të përballuar shpenzimet e zakonshme, duke marrë në konsideratë të ardhurat totale të familjes dhe të gjitha burimet e të ardhurave, përfshirë edhe të ardhurat e parregullta.

Shpenzimet e zakonshme përfshijnë kostot e lidhura me banesën, ndërsa përjashtohen shpenzimet e biznesit dhe të fermës.

Pyetja e përdorur në anketë është: “Duke menduar për të ardhurat totale të familjes suaj, a është familja në gjendje të mbyllë muajin, pra të paguajë shpenzimet e zakonshme të nevojshme?” Përgjigjet ndahen në gjashtë kategori: me shumë vështirësi, me vështirësi, me disa vështirësi, relativisht lehtë, lehtë dhe shumë lehtë. Për treguesin “me vështirësi ose me shumë vështirësi”, Eurostat bashkon dy kategoritë e para.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2025, 17.6% e popullsisë së BE-së përjetoi vështirësi ose shumë vështirësi për të mbyllur muajin.

Në skajin tjetër, 26.4% e popullsisë ishte në gjendje ta përballonte jetesën shumë lehtë ose lehtë. Ndërsa 56.1% e popullsisë e përballonte muajin relativisht lehtë ose me disa vështirësi.

Duke i grupuar gjashtë kategoritë e aftësisë për të mbyllur muajin në dy grupe – me vështirësi dhe pa vështirësi – rezulton se 42.5% e popullsisë së BE-së kishte të paktën disa vështirësi për të mbyllur muajin në vitin 2025.

Pesha e personave që kishin të paktën disa vështirësi ndryshonte ndjeshëm në Europë: nga 18.3% në Gjermani dhe 19.8% në Holandë, deri në 76.9% në Bullgari dhe 87.1% në Greqi./Monitor

shqiptarë varferi europe

Sondazh

Poll

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

PD kërkoi heqjen nga Rendi pagën e magjistratëve, Balla: Sot i mbroni, dje i shanit dhe fyenit!

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Peleshi: Një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën...

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK

“Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”/ Vijon protesta pranë Kuvendit

Deputetët shkojnë me makina për të shmangur përplasjen me qytetarët, Marjana Koçeku shkon në këmbë

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, deputetë të PD-së me simbolet e UÇK-së në Parlament

Një grup protestuesish mblidhen pranë SPAK: Lironi çunat

Plagosi ish-vjehrrin me drapër, del para gjykatës daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi

Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën

Prishtina proteston deri në orët e vona, qytetarët hedhin mjete piroteknike drejt zyrave të EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga

Berisha: Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen

Berisha: Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike

Protesta qytetare në Tiranë/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit