SHBA shqyrton tërheqjen e rreth 25 mijë trupave amerikane nga Evropa

18 Shtator 2026 | 07:32

Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së rreth 25 mijë trupave amerikane nga Evropa, një masë që do të reduktonte me gati një të tretën praninë ushtarake të SHBA-së në kontinent, raportoi të enjten NBC News.

Sipas raportit, tërheqja mund të jetë edhe më e madhe dhe të arrijë në rreth 40 mijë trupa. Aktualisht, rreth 80 mijë ushtarakë amerikanë janë të stacionuar në Evropë. Megjithatë, sipas zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve amerikanë e perëndimorë të cituar nga NBC, nuk është marrë ende asnjë vendim përfundimtar.

Gjermania, Italia dhe Spanja, ku ndodhen disa prej dislokimeve më të mëdha amerikane në Evropë, pritet të jenë ndër vendet më të prekura nëse plani zbatohet.

Opsionet janë pjesë e një rishikimi gjashtëmujor të pranisë ushtarake amerikane në Evropë. Gjenerali Alexus Grynkewich, komandant i Komandës Evropiane të SHBA-së dhe komandant suprem i forcave aleate të NATO-s, pritet t’i paraqesë të premten Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth një analizë fillestare.

Vlerësimi do të përfshijë disa skenarë që prekin forcat ajrore, detare dhe tokësore, si dhe mundësinë e ripozicionimit të një pjese të trupave amerikane drejt krahut lindor të NATO-s.

Sipas NBC News, Hegseth pritet të marrë një rekomandim përfundimtar më 6 nëntor, përpara se çdo propozim t’i paraqitet Presidentit Donald Trump.

Administrata Trump ka argumentuar vazhdimisht se vendet evropiane duhet të marrin përsipër më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e tyre, ndërsa Shtetet e Bashkuara synojnë të përqendrojnë burime shtesë ushtarake në rajone të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump dhe Sheinbaum diskutojnë marrëveshjen tregtare SHBA-Meksikë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, zhvilluan një bisedë telefonike të mërkurën, ndërsa Uashingtoni dhe Mexico City vijojnë negociatat për...
07:17 | 18/09/2026

Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin

Rusia dhe Kina kanë vënë veton ndaj një rezolute të Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila synonte zgjatjen...
07:14 | 18/09/2026

Trump rikthen kërcënimet: Së shpejti do të vendos nëse do ta shkatërroj regjimin në Iran apo jo

Donald Trump i tha Axios se po përballet me një vendim kritik mbi rrjedhën e luftës me Iranin, duke lënë të hapur mundësinë e riaktivizimit të operacioneve ushtarake në shkallë...
22:14 | 17/09/2026