Këshilli i Evropës lançon udhëzues për të zbuluar diskriminimin nga inteligjenca artificiale
Këshilli i Evropës publikoi të enjten një udhëzues praktik që synon të ndihmojë organet e barazisë të përcaktojnë nëse sistemet e inteligjencës artificiale kanë kontribuar në raste diskriminimi dhe të identifikojnë masat që duhet të ndërmerren.
Metodologjia evropiane për vlerësimin e diskriminimit algoritmik u prezantua në Bruksel, gjatë eventit përmbyllës të një projekti dyvjeçar të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Komisionin Evropian.
Sipas Këshillit të Evropës, publikimi i ri i përkthen standardet dhe ekspertizën ligjore e teknike në një qasje praktike, hap pas hapi, për profesionistët që trajtojnë raste të diskriminimit algoritmik.
Udhëzuesi përcakton mënyrat se si organet e barazisë mund të identifikojnë sistemin algoritmik të përfshirë në një rast, të mbledhin informacionin e nevojshëm dhe të vlerësojnë nëse ka pasur diskriminim. Ai parashikon gjithashtu shqyrtimin e çështjeve nga këndvështrimi ligjor dhe teknik, si dhe identifikimin e mjeteve juridike që mund të përdoren në rastet kur konstatohet diskriminim.
Publikimi është aktualisht i disponueshëm në anglisht, holandisht, frëngjisht, suedisht, finlandisht dhe portugalisht.
Eurovision 2027, Irlanda do ta bojkotojë konkursin për të dytin vit
Biblioteka e fshehur për 15 vjet në Siri, Abu Bilal shemb murin dhe rikthen librat në dritë
Jordania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje
- 07:17 Trump dhe Sheinbaum diskutojnë marrëveshjen tregtare SHBA-Meksikë
- 07:14 Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin
- 01:05 Rama për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Gjykata Kushtetuese nuk na thotë dot si votojmë
- 23:52 Çështja “Becchetti”, Rama në Kuvend: Do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar
- 23:36 Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli pas aktgjykimit në Hagë: Sot e dëgjojmë popullin se çka thotë
- 23:35 Djali i Hashim Thaçit i bashkohet protestës: Populli është me UÇK-në, besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve