Sherri mes të rinjve të Sarandë, dalin pamjet! Grushte, shkelma, karrige e tavolina që “fluturojnë” në mes të lokalit

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Sarandës, ku janë përfshirë disa të rinj.
Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka nisur në ambientet e një berberhaneje, ku debati mes disa personave ka përshkallëzuar në përplasje fizike dhe përdorimin e mjeteve prerëse.
Më pas, konflikti është zhvendosur në një lokal pranë berberhanes, ku përleshja ka vijuar me goditje dhe përdorimin e karrigeve e tavolinave.
Pamjet e siguruara nga lokali tregojnë momentet e përplasjes së dhunshme, ndërsa personat e përfshirë përleshen me njëri-tjetrin dhe ambienti kthehet në kaos.
Nga ngjarja u raportuan fillimisht tre të plagosur, vëllezërit Elidon dhe Mario Shukulli, si dhe Andi Saliaj. Të dëmtuarit u dërguan në Spitalin e Sarandës, ndërsa Elidon Shukulli u transportua drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Policia e Sarandës njoftoi më pas arrestimin e tre personave të dyshuar, Kamelo Aliaj, Andi Saliaj dhe Eduard Bajramit.
Sipas të dhënave paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë.




