Ervin Demo është betuar para Presidentit Bajram Begaj si Ministër i Punëve të Brendshme duke marrë kështu zyrtarisht deyrën e re.

Dekreti i Presidentit për emërimin e Demos si, ka marrë dritën jeshile edhe në Kuvend me 83 vota pro. Kundër emërimit të tij votuan vetëm dy deputetë, Erald Kapri i Mundësisë dhe Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë.

Demo merr drejtimin e këtij dikasteri pas lëvizjeve të fundit që kryeministri Rama bëri në kabinet duke larguar Besfort Lamallarin. Ky i fundit do t’i ribashkohet ekipit të kreut të qeverisë në kryeministri.

Demo merr drejtimin e këtij dikasteri pas lëvizjeve të fundit që kryeministri Rama bëri në kabinet duke larguar Besfort Lamallarin.

Ndërkohë për Demon, i cili deri më tani ka shërbyer si ministër i Pushtetit Vendor, ndryshimi nga një ministri në tjetrën vjen me shtimin e përgjegjësive. Ai do të mbulojë të dy dikasteret të cilat shkrihen në një.