web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lokale me lojëra fati në afërsi të shkollave/ Arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në procedim

18 Shtator 2026, 08:23, Kronika CNA

Lokale me lojëra fati në afërsi të shkollave/ Arrestohen 2

Policia e Tiranës njofton se si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u evidentua se në 2 lokale në afërsi të shkollave, organizoheshin dhe viheshin ilegalisht baste sportive, nëpërmjet celularëve.

Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Gj., 24 vjeç, dhe K. Ç., 48 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin I. M., 54 vjeç, dhe një 17-vjeçar.

Në njërin prej lokaleve, i administruar nga shtetasi K. Ç., 48 vjeç, u kap në flagrancë duke vënë baste sportive shtetasi D. Gj., 24 vjeç, ndërsa në të njëjtin lokal ndodhej edhe shtetasi I. M., 54 vjeç, i përfshirë në këtë veprimtari.

Ndërsa në lokalin tjetër, u konstatua një 17-vjeçar, i punësuar në këtë subjekt, i cili kryente veprimtarinë e vënies së basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 celularë, me faqe aktive për vënien e basteve sportive./CNA

 





Lajmet e fundit nga