Zbulohen 2 lokale pranë shkollave ku viheshin baste sportive, 2 të arrestuar dhe 2 të proceduar

18 Shtator 2026 | 08:33

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “WEB page”, pas kontrolleve të kryera në kuadër të planit të posaçëm të masave për garantimin e sigurisë së nxënësve pranë institucioneve arsimore.

Gjatë monitorimit dhe kontrolleve në territor, policia evidentoi dy lokale në afërsi të shkollave, ku dyshohet se organizoheshin dhe viheshin ilegalisht baste sportive përmes celularëve.

Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit Denis Gjoka 24 vjeç dhe Kastriot Çuka 48 vjeç. Ndërkohë, nisi procedimi penal për shtetasin I. M., 54 vjeç, si dhe për një 17-vjeçar.

Sipas policisë, në njërin prej lokaleve, të administruar nga 48-vjeçari K. Ç., u kap në flagrancë duke vendosur baste sportive 24-vjeçari D. Gj. Në të njëjtin subjekt ndodhej edhe 54-vjeçari I. M., i cili dyshohet se ishte i përfshirë në këtë veprimtari.

Në lokalin tjetër, shërbimet e policisë konstatuan një 17-vjeçar, i punësuar në subjekt, i cili dyshohet se kryente aktivitetin e vënies së basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pesë telefona celularë, në të cilët u gjetën faqe aktive për vendosjen e basteve sportive.

Policia e Tiranës bëri të ditur se kontrollet dhe masat për garantimin e sigurisë së nxënësve pranë institucioneve arsimore do të vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”, nesër udhëton drejt SHBA-ve

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të zhvillojë një mbledhje me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve në ambientet e “Vilës...
07:59 | 18/09/2026

Rama për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Gjykata Kushtetuese nuk na thotë dot si votojmë

Kryeministri Edi Rama ndërhyri në Kuvend gjatë debatit për projektligjin që ndryshon formulën e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pak përpara votimit. Rama deklaroi se...
01:05 | 18/09/2026

E rëndë në Tiranë, 12-vjeçarja u abuzua seksualisht nga tezja dhe djali i hallës! Gazetarja jep detajet…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një vajzë 12-vjeçare është abuzuar seksualisht. E mitura është abuzuar seksualisht nga 2 persona, konkretisht nga...
20:48 | 17/09/2026