Furnizoi Millosheviçin me naftë/ Shehu kërkon llogari për gjenocidin serb, Haga rikthen akuzat e Berishës ndaj UÇK-së

Kryesore

Publikuar: 17/09/2026

Furnizoi Millosheviçin me naftë/ Shehu kërkon llogari për gjenocidin serb, Haga rikthen akuzat e Berishës ndaj UÇK-së

Nga Adriatik Doçi

Tritan Shehu ka qenë administrator i kompanisë “Shqiponja”, e cila përdorej nga PD-ja për furnizimin me naftë të makinerisë së luftës së Millosheviçit, duke thyer embargon e vendosur nga OKB-ja. Kontrabanda e naftës është pranuar edhe nga vetë Berisha, me “argumentin” se embargoja e vendosur nga OKB-ja penalizonte Kosovën.

Tritan Shehu mbajti një fjalim sot në Kuvend, ku i kërkoi llogari PS-së se pse nuk ka miratuar një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Deklarata e Shehut vjen një ditë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën aktgjykimin e shkallës së parë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet. Gjykata i shpalli të katërt fajtorë për katër krime lufte: ndalim arbitrar ose të paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Akuzat për të cilat u shpallën fajtorë ish-drejtuesit e UÇK-së përkojnë me akuzat e Sali Berishës ndaj UÇK-së në vitin 1999. Përmes gazetës “Rilindja Demokratike”, organ zyrtar i PD-së, Berisha akuzonte Hashim Thaçin për arrestime të paligjshme dhe për lista vdekjesh.

Fushata e dokumentuar e sulmeve, gjatë periudhës janar-maj 1999, konfirmon se Sali Berisha ka qenë një nga kundërshtarët më të vendosur të UÇK-së, në kuadër të planit të tij për të diktuar pushtetin në duart e Ibrahim Rugovës dhe të kryeministrit të vetëshpallur në ekzil, Bujar Bukoshi.

Herë duke dalë vetë në skenë personalisht dhe herë përmes të besuarve të tij, Berisha e konsideronte UÇK-në bandë komuniste dhe marksiste, njësi guerile që kopjonte Che Guevara-n në Kubë, i akuzonte drejtuesit e saj për vjedhje fondesh, për financim nga Osama Bin Laden dhe si lojë e njerëzve të Millosheviçit dhe UDB-së. Berisha nuk e njihte qeverinë e krijuar nga drejtuesit e UÇK-së gjatë luftës, por vetëm presidentin Rugova dhe qeverinë e Bukoshit në arrati.

Më 4 prill 1999, Genc Pollo dhe Arjan Starova sulmojnë në gazetën “RD” Hashim Thaçin, drejtuesin politik të UÇK-së, teksa në Kosovë zhvilloheshin beteja të përgjakshme. Dy ditë më vonë, më 6 prill 1999, Edi Paloka shkruan në “RD” se krijimi i qeverisë “Thaçi” “po i shkakton çështjes kombëtare jo më pak dëme se sa po i shkakton Millosheviçi”.

Më 11 prill 1999, kryeartikulli i gazetës “RD” i konsideron njerëzit e UÇK-së si marksistë. Në artikull thuhet se nderimi me grusht i komunistëve është simbol i qeverisë së Hashim Thaçit. Sipas gazetës së Berishës, UÇK-ja arrestonte ata që nuk nderonin me grusht, ndërsa ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, akuzohej se po mbështeste Thaçin.

Teksa Millosheviçi po kapitullonte dhe roli i UÇK-së ishte i padiskutueshëm, Berisha intensifikonte sulmet, duke akuzuar drejtuesit e UÇK-së për vjedhje fondesh dhe për financime të dyshimta. Berisha vijonte të mos e njihte qeverinë e Hashim Thaçit, duke e konsideruar atë si një bandë të diktuar nga të besuarit e Beogradit në Tiranë.

Më 18 maj 1999, Berisha jep një intervistë, ku pyetet për një përcaktim që i kishte bërë më parë UÇK-së në gazetën “The Time”, duke e quajtur “një grumbullim të bandave rivale të paafta, të pajisura keq dhe të stërvitura”. Narrativa e Berishës, duke e konsideruar UÇK-në si bandë, përkon me narrativën e Millosheviçit.

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (1) in /home/prapaskena/public_html/wp-includes/functions.php on line 5581 Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (1) in /home/prapaskena/public_html/wp-includes/functions.php on line 5581 Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (1) in /home/prapaskena/public_html/wp-includes/functions.php on line 5581 Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (1) in /home/prapaskena/public_html/wp-includes/functions.php on line 5581