110 ditë qëndresë/ Pas protestës para Kuvendit qytetarët mblidhen sërish në Bulevard: Arrestoni Ramën!
Dita e 110-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin Skënderbej 17 Shtator, 19:09 Protesta qytetare n&eum...
Dita e 110-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin Skënderbej 17 Shtator, 19:09 Protesta qytetare n&eum...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, tërhiqeni ligjin 17 Sht...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Ai tha se sipas kësaj logjike, i bie që Shqipëria të ndërtojë të vetmin sistem që ka parë historia e botës, ku gjykatësit janë mbi të.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka rritur në mënyrë stratosferike për normat dhe nivelin e pagave të vendit, pagën e magjistratëve. Duke folur në Kuvend, kryeministri e cilësoi “lajthitje” kërkesën që pagat e magjistratëve të rriten sa herë rriten pagat e tjera.
Ai tha se sipas kësaj logjike, i bie që Shqipëria të ndërtojë të vetmin sistem që ka parë historia e botës, ku gjykatësit janë mbi të. Nga ana tjetër, ai theksoi se për arsyen se pushteti legjislativ është një pushtet i pavarur, çdo kushtetutë demokratike ka një përcaktim që e paga e gjyqtarëve nuk mund të ulet.
Kjo sepse Kushtetuta dhe të gjitha kushtetutat demokratike kanë parasysh tensionin që krijohet mes pushteteve, duke shtuar se për këtë arsye garantojnë që gjykatësit dhe prokurorët të mund të veprojnë lirisht, pa u kërcënuar nga një hakmarrje e një pushteti tjetër politik, i cili mund t’i vërë nën presion me uljen e pagës.
Edi Rama: Kemi rritur pagën e magjistratëve në një mënyrë stratosferike për normat dhe nivelin e pagave tona, me vullnet të plotë dhe me arsyetimin që një reformë rrënjësore në drejtësi dhe nevoja për të vendosur në barrikadën e një drejtësie të re një grup magjistratësh të motivuar e bënte atë edhe të domosdoshme. Dhe kështu ne kemi prishur piramidën e pagave. Pra, nëse piramida e pagave është kjo, si në çdo shtet, ne i ngritëm gjykatësit këtu. Tani, me cilën logjikë ju kërkoni, dhe kushdo tjetër kërkon, që sa herë të rritet paga këtu, duhet të rritet edhe këtu?
Pra, sipas kësaj logjike, i bie që në të gjitha gjeneratat e mëpastajme ne do të ndërtojmë të vetmen republikë, të vetmen mbretëri, të vetmen perandori, të vetmin sistem që ka parë historia e botës, ku gjykatësit janë mbi të. Ky është një akt papërgjegjshmërie. Tani, të thuash që ‘atë do ta tregojë e nesërmja’, të thuash që ‘mua më ulet paga pse nuk më rritet’, ndërkohë që unë jam në nivelin këtu, mbi piramidën, si magjistrat, dhe të thuash që ‘sa herë t’u rritet të tjerëve, do të më rritet edhe mua, sepse cenohet cilësia ime e jetës’, është lajthitje në objekt.
Nga ana tjetër, pikërisht për arsyen se pushteti legjislativ është një pushtet i pavarur, çdo kushtetutë demokratike ka një përcaktim që e ka edhe Kushtetuta jonë: paga e gjyqtarëve nuk mund të ulet. Është specifike. Nuk thotë Kushtetuta ‘nuk mund të ulësh pagën e kujtdo qoftë tjetër’. Thotë: ‘Paga e gjyqtarëve nuk mund të ulet’. Pse? Sepse Kushtetuta dhe të gjitha kushtetutat demokratike kanë parasysh pikërisht tensionin që krijohet mes pushteteve për ato arsye që u përmendën këtu. Dhe për këtë arsye garantojnë që gjykatësit dhe prokurorët të mund të veprojnë lirisht, pa u kërcënuar nga një hakmarrje e një pushteti tjetër politik, i cili mund t’i vërë nën presion me uljen e pagës. Po a jemi ne në kushtet e uljes së pagës? Të thuash që është ulje page e fshehtë thjesht fakti që atyre u rritet kaq, të tjerëve u rritet kaq, ndërkohë që ata vazhdojnë lart, më duket se është e paarsyeshme./Dosja.al
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk do të thotë që ajo ...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi, pava...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se askush nuk mund t’i vendosë afate Kuvendit, ndërsa foli për...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka komentuar krizën me pagat e magjistratëve, ndërsa foli edhe për një ...
Pamje TIRANA- Kuvendi miratoi ditën e djeshme me 84 vota pro projektligjin e PS-së për pagat e magjistratëve, Ky projektligj paras...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se biznesmeni italian Francesco Becchetti, pavarësisht se ka fituar çështjen e ar...
Petrit Malaj TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar në Kuvend se një prokuror rrethi ka dërguar oficerin e...
Klestor Veseli, Endrit Thaçi PRISHTINË- Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar sërish popul...
Ulsi Manja TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, deklaroi në Kuvend se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjëherë hapa p...
Oerd Bylykbashi TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme plenare e ka cil&...