Plagosja me thikë e 3 të rinjve në Sarandë, dalin pamjet nga sherri mes dy grupeve në berber

18 Shtator 2026, 09:00Kronika TEMA
Plagosja me thikë e 3 të rinjve në Sarandë, dalin pamjet nga

Kanë dalë pamjet nga sherri i ndodhur në Sarandë mes disa të rinjve, që la pas dy vëllezër të plagosur me thikë dhe një adoleshent të përfshirë në konflikt.

Policia e Sarandës arrestoi në flagrancë tre të rinj, K. A., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata u konfliktuan dje në mbrëmje me dy vëllezër për motive të dobëta, ngjarje që nisi në berberhane dhe përfundoi në rrugë.

“Gjatë konfliktit që ndodhi rreth orës 22:35, në lagjen nr. 1 Sarandë, dy vëllezërit, M. Sh., 20 vjeç, dhe E. Sh., 25 vjeç, janë goditur me mjete prerëse dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe, si rezultat i reagimit në kohë, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorët e dyshuar të plagosjes.

Lini një Përgjigje