Vendi
Lojëra fati në lokal dhe kanabis, arrestohet një 47-vjeçar në Malësinë e Madhe, administratori në kërkim

Ilustrim · Vizion Plus
Policia e Malësisë së Madhe ka zbuluar në Koplik një lokal të përshtatur për lojëra fati dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit “Multigames” u arrestuar një 47-vjeçar, punonjës i lokalit, ndërsa u shpall në kërkim administratori.
Siç njofton policia, u arrestua shtetasi A. K., 47 vjeç, punonjës i lokalit, dhe u shpall në kërkim shtetasi E. C., 51 vjeç, të dy banues në Koplik.
Gjatë operacionit u gjetën dhe sekuestruan 6 makineta elektronike për lojëra fati, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe grirëse për lëndët narkotike.




