web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lojëra fati dhe kanabis në lokal/ Arrestohet në flagrancë 47-vjeçari në Koplik, administratori në kërkim

18 Shtator 2026, 08:53, Kronika CNA

Lojëra fati dhe kanabis në lokal/ Arrestohet në flagrancë

Zbulohet në Koplik një lokal i përshtatur për lojëra fati dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kryen kontroll në një lokal në qytetin e Koplikut, ku gjetën 6 makineta elektronike për lojëra fati, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe grirëse për lëndët narkotike.   

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 47-vjeç, punonjës i lokalit, dhe u shpall në kërkim shtetasi E. C., 51-vjeç, të dy banues në Koplik, administratori i lokalit. Punohet për kapjen e tij. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./CNA 





Lajmet e fundit nga