Për aktivistin Andi Tepelena, ajo se çfarë po ndodh me policinë në raport me protestuesit ëskhtë e papranueshme, ndërsa nuk ngurroi ta krahasonte atë me policinë e regjimit komunist.
Në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Tepelena tha se Kuvendi dhe qendra ishte në shtetrrethim nga forcat policore, ndërsa mënyra se si u sulën ndaj protestuesve i ngjante asaj të një bishe të egër që është gati të kafshojë në grahmat e fundit.
Tepelena u ndal edhe tek SPAK për të cilin tha deri më tani nuk ka bërë veprime konkrete, pasi kokat e shtetit të akuzuar për korrupsion nuk janë vënë ende para drejtësisë.
Protesta është kthyer në makth për mazhorancës, ishte në gjendje lufte. Ngjante si polici lufte që po u kundërvihej qytetarëve të vet. Ishte mbushur me polici si ndonjëherë më parë, policë civilë, privatë vetëm për të fotografuar. Njëjtë sikur ra regjimi i komunist, si bishë e ergërsuar që do kafshojë në momentin e fundit.
Në krye të herës është lëvizje e decentralizuar, ka një mirëkuptim mes individëve. Është kthyer në shesh dmeokratik, sepse flitet për gjithçka.
Kam parë një SPAK të fjetur, e thonë qytetarët në shesh. Kokat e politikës s’i kemi parë para drejtësisë, thirrja është të veprojnë sa më shpejt. Më shumë po bëjnë punë studentët, SPAK s’po shohim rezultat konkret, akoma s’është mbyllur Zvërneci.
Ka padi për Albanian Files nga qytetarët, edhe pse dalin përgjimet, ose SPAK s’ka kapacitete, ose është lojë që presin të shuhet protesta e të veprojmë. Mund të jesh naiv të mendosh se protesta do shuhet. Kjo protestë ka lindur për drejtësi. S’jemi për drejtësi polpullore, por drejtësia e pavarur të bëjë punën e vet.
© SYRI.net
‘Djali i Pankartës’, Ani Marku tregon detaje nga shoqërimi: Pankarta simbol kombëtar, ofenduese si e hodhën
Pagat e magjistratëve/ Rama miraton sa 0.02% e pagës së Presidentit, 'injoron' sistemin gjyqësor! PD: Puç kushtetues
Mbyllet marshimi i protestës së 110-të/ Protestuesit vijojnë të qëndrojnë te Komisariati nr. 1